Ligjvënësit e BE-së kërkojnë samit për të kontrolluar inteligjencën artificiale

18 Prill 2023 | 10:10

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian u kanë bërë thirrje liderëve botërorë që të mbajnë një samit për të gjetur mënyra se si të kontrollohet zhvillimi i sistemeve të avancuara të inteligjencës artificiale (AI).

Dymbëdhjetë ligjvënës evropianë – që punojnë për legjislacionin e BE-së lidhur me teknologjinë – i kanë bërë thirrje presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen që të thërrasin një takim, duke theksuar se inteligjenca artificiale duhet të jetë më e përgjegjshme.

Kjo deklaratë vjen disa javë pasi pronari i Twitter-it, Elon Musk, dhe mbi 1.000 personalitete të teknologjisë kërkuan një pauzë gjashtëmujore të zhvillimit të sistemeve më të fuqishme sesa sistemi i krijuar nga OpenAI dhe i mbështetur nga Microsoft, ChatGPT, që imiton njerëzit dhe krijon tekste dhe imazhe bazuar në kërkesa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026