Ligjvënësit kërkesë Trump: Shfuqizo urdhrin për ndërprerjen e fondeve për mediat

26 Mars 2025 | 08:25

Dhjetëra ligjvënës amerikanë më 25 mars i bënë thirrje presidentit Donald Trump, që të shfuqizojë urdhrin për të mbyllur Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM), duke argumentuar se ky hap do të kishte një ndikim të dëmshëm mbi transmetuesit, përfshirë Radion Evropa e Lirë, dhe do të ndihmonte vetëm kundërshtarët e Uashingtonit, sikurse Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.

Në një letër drejtuar Trumpit, të nënshkruar nga më shumë se 40 anëtarë të Kongresit, u tha se mbyllja e USAGM-it do të dëmtonte edhe besueshmërinë e SHBA-së dhe pozicionin e saj global.

“Kjo do t’i lërë miliona njerëz në mjedise të mbyllura dhe shtypëse – nga Havana në Karakas, nga Minsku në Teheran – me më pak mundësi për të pasur qasje në informacion mbi botën që i rrethon”, u tha në letër.

“Ne u bëjmë thirrje që të shfuqizoni urdhrin ekzekutiv dhe të siguroni vazhdimin e punës jetike të Agjencisë së SHBA-së për Media Globale dhe transmetuesve të saj”.

Përfaqësuesi Bill Keating (demokrat nga Masaçusets), anëtar i nënkomitetit për Evropën në Komitetin për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se REL-i, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë dhe media të tjera që mbikëqyren nga USAGM, “shërbejnë si mjete vitale të fuqisë së butë” që u mundësojnë njerëzve në shoqëri të mbyllura të kenë qasje në informacioneve të besueshme dhe objektive.

“Puna e tyre është aq e fuqishme saqë regjimet në Iran, Rusi dhe Kinë e kanë cilësuar atë si një kërcënim për sigurinë kombëtare”, tha Keating në një deklaratë për media, ku e cilësoi urdhrin ekzekutiv të Trumpit të 14 marsit si “të pamatur” dhe tha se ai “trimëron kundërshtarët e SHBA-së të cilët ndihen të kërcënuar nga mediat e besueshme”.

Në letër u tha se rrjetet dhe përfituesit e fondeve të USAGM-it luajnë një rol historik dhe të rëndësishëm për ofrimin e një mbulimi të drejtë dhe gjithëpërfshirës të lajmeve në shtetet që nuk kanë një mjedis mediatik të lirë ose të hapur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës

Presidenti Donald Trump zhvilloi biseda telefonike me liderët e Ukrainës dhe Rusisë ditën e shtunë, me rastin e 4 Korrikut, ditës së Pavarësisë së Shteteve...
13:56 | 05/07/2026

Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!

Një folës në ceremoninë mortore të ish-liderit suprem iranian, Ali Khamenei, bëri thirrje për vdekjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Duke folur...
13:52 | 05/07/2026

Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mungoi në lutjet mortore për babanë dhe paraardhësin e tij, ajatollahun Ali Khamenei, të mbajtura herët në mëngjesin e...
12:16 | 05/07/2026