English

Lihet në arrest shtëpie, Bardhi Koçi-SPAK-ut: Kush gjyqtar korruptohet me 1000 euro?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën arrest në shtëpi për avokatin Bardhi Koçi që akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Ai ka mohuar në seancë akuzat e SPAK.

- Advertisement -

“Kontrolli i banesës në të cilën nuk u gjet asnjë send komprometues, është i paligjshëm, pasi ishte pa vendim gjykate. Duhet të provoni faktin se cili gjyqtar apo prokuror mund të jetë korruptuar me 1000 euro. Kush korruptohet me kaq para?”, mësohet të ketë thënë Koçi në Gjykatë.

Në përfundim të seancës avokati nuk ka preferuar të komentojë vendimin e gjykatës.

Sipas SPAK, avokati referuar edhe bisedave telefonike midis tij dhe shtetases Pranvera Meshi është evidentuar si personi që ka kërkuar para për të ndikuar në vendimmarrjet e funksionarëve te drejtësisë lidhur me çështjen në ngarkim të të hetuarës Pranvera Meshi.

Sipas dosjes hetimore rezulton se ka kërkuar dhe marrë një shumë paraprake prej 1000 euro me qëllim ndikimin në vendimmarrjen e organeve të drejtësisë dhe konkretisht tek gjyqtari i çështjes. Pas zhvillimit të seancës gjyqësore, i hetuari Bardhi Koçi ka komunikuar me të hetuarën Pranvera Meshi dhe ka kërkuar shumën e parave, të cilat më pas janë dërguar prej saj me Wester Union.

Por të dhënat e përftuara nga përgjimet telefonike, ambientale apo vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, nuk provohet që ai të ketë komunikuar me funksionarët e drejtësisë para zhvillimit të seancës apo të bisedojë lidhur me komunikime të mundshme që ka patur me funksionarë të drejtësisë.

Por Bardhi Koçi thotë SPAK, paratë i ka kërkuar megjithëse ushtrimi i ndikimit tek funksionarët nuk rezulton të jetë kryer, duke konsumuar kështu elemente të veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Njoftimi i SPAK:

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 03.03.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje
të personit të arrestuar Bardhi Koçi”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në
nenet 248, 228 e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 29, datë 03.03.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të parashikuar nga
neni 237 të K.Pr.Penale, të caktuar ndaj të hetuarit Bardhi Koçi, i biri i Emin dhe
i Lalote, i datëlindjes 29.01.1957, lindur në ****, dhe banues në ****, me shtetësi
shqiptare, me gjendje civile i martuar dhe me dy fëmijë, me gjendje gjyqësore i
padënuar më parë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit
të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga
neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.

2. Urdhërohet policia gjyqësore dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe
Krimit të Organizuar për zbatimin e këtij vendimi.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 (pesë) ditëve duke filluar nga e
nesërmja e njoftimit të vendimit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?