Lihet në burg edukatorja që dhunoi të miturën në kopshtin privat
Majlinda Dehima është lënë në burg. Gjykata mori këtë vendim për edukatoren e cila u arrestua pas kërkesës së prokurorisë dhe akuzohet se ka ushtruar dhunë në ambientet e kopshtit “Stinët” ndaj një vajze 3-vjeçare, duke i thyer këmbën kësaj të fundit.
Rasti u bë publik për mediat, pasi edhe pse prindërit bën më herët denoncimin, policia nuk kishte marrë asnjë masë.
Historia:
Ende nuk është e qartë se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, por nga pamjet filmike të sekuestruara pas denoncimit të familjarëve, është vërejtur dhuna që kjo edukatore ka ushtruar ndaj të miturës me një vizore.
Në disa media është publikuar dhe video kur edukatorja në fjalë, gjuan 3-vjeçaren dhe kjo e fundit mban këmbën me dorë.
E mitura është transportuar në spital pas orës 15:00, i është nënshtruar një ndërhyrje urgjente pasi thyerja ishte në gradë të rëndë dhe këmbën aktualisht e ka në allçi.
Rasti është bërë publik në media edhe pasi policia nuk ka marrë asnjë masë tjetër përveç sekuestrimit të kamerave, ndërsa mjekët nga ana tjetër nuk kanë referuar asnjë material.
Ende pritet një zbardhje e plotë e rrethanave të ngjarjes për të kuptuar se si e mitura përfundoi në atë gjendje, ndërkohë që këtë të martë në orën 16:00 do të zhvillohet një protestë para kopshtit ku, rasti i parë i dhunës nuk është vetëm ky.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta