Lija e majmunëve, Alimehmeti: S’ka vend për panik, transmetueshmëria e ulët

18 Gusht 2022 | 19:48

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se rreziku nga lija e majmunit nuk është shqetësues.

Për Euronews Albania ai deklaroi se sëmundja ka transmetueshmëri shumë të ulët dhe për ndalimin e saj ekziston vaksina prej disa vitesh.

“Është një sëmundje me transmetueshmëri shumë të ulët, kërkon një kontakt shumë të ngushtë për ta transmetuar dhe fatmirësisht numri i atyre që kanë kërkuar trajtim spitalor është 163 në të gjithë Europën. Transmetueshmëria është me kontakt shumë të ngushtë personal nga njeriu tek njeriu ose nëpërmjet sipërfaqeve që një njëri i prekur i ka prekur dhe i prek dikush tjetër, por duhet të ketë çarje në lëkurë që të transmetohet. Sidomos tani që jemi në verë, që jemi në kontakt me mikrobet mund të kemi skuqje të lëkurës, por nuk duhet ngatërruar me linë e majmunit, lija e majmunit është një gjë shumë e rrallë”, tha epidemioologu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026