Limit në listat e kandidatëve, Kaso: Kolegji Zgjedhor vendosi barazi palësh në garë, por shkeli ligjin
Kolegji zgjedhor pranoi sot ankimimin e PS-së për numrin e kandidatëve të listave duke i vënë një limit deri në 153. Këtë vendim PD e ka quajtur të padrejtë, gjë që e theksoi edhe kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Ivi Kaso, në Euronews Albania.
Sekretari për Zgjedhjet i PD-së, u shpreh se vendimi i Kolegjit Zgjedhor për të vënë një limit në numrin e kandidatëve sjell barazi palësh në garë, por njëkohësisht edhe shkelje të ligjit. Ai tha se është shkelje e ligjit mosrespektimi i vullnetit të subjekteve zgjedhore apo edhe të kandidatëve për të garuar për partinë e tyre.
“Vendimi i kolegjit zgjedhor është i padrejtë dhe ndërhyn në atë që çka legjislatori e ka parashikuar si një vullnet sovran jo vetëm i subjekteve zgjedhore për t’u paraqitur me potencialin e vet njerëzor më të mirë por edhe vullnetin e kandidatëve për të garuar për këtë parti. Nuk mund të ketë barazi palësh në garë por shkelje të ligjit, siç bëri sot Kolegji Zgjedhor”, tha z. Kaso.
Ivi Kaso tha se Partia Demokratike i ka dhënë besimin e saj institucioneve si Kolegji Zgjedhor, por gjithashtu ka ngritur zërin sa herë që ka menduar se ka shkelje të ligjit apo keq-interpretim të tij. Tani është momenti i këtyre institucioneve që të tregojnë se ky besim është i merituar, shtoi z. Kaso.
“U kemi dhënë institucioneve besimin e duhur në tryezën e këshillit politik ku u formatuan si të tilla. Tani është momenti i tyre që të tregojnë se ky besim është i merituar duke aplikuar ligjin jo vetëm në germë por edhe në qëllimin që synon të realizojë dhe të mbrojë. Kemi ngritur zërin kur kemi menduar se ka pasur shkelje të ligjit ose interpretim të gabuar të tij. Tani jemi të detyruar ta respektojmë”, u shpreh kandidati i Partisë Demokratike.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta