Lindita Nikolla në vend të Gramoz Ruçit, kryetare e re Kuvendit të Shqipërisë

2 Shtator 2021 | 11:21

Kryeministri Edi Rama lajmëroi të enjten se Lindita Nikolla do të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë.

Siç edhe paralajmëroi më parë kryeministri, ky pozicion u mor nga një grua. Nikolla më parë ka qenë ish-ministre e arsimit.

Kryetari i fundit i Kuvendit të Shqipërisë ishte Gramoz Ruçi.

“Në krye të Kuvendit të Shqipërisë si një grua me një kontribut dhe përvojë të gjatë në familjen tonë politike, si një shembull i padyshimtë i përkushtimit dhe i ndershmërisë në krye të çdo detyre, si një shoqe e mirë e të gjithëve dhe si një politikane karriere që është karakterizuar nga dëshira për dialog të edukuar me të tjerët, do të jetë dhe anëtare eksoficio e kryesisë së  Partisë Socialiste,” – u shpreh Rama.

Ruçi, 69 vjeç, gjatë Kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste të mbajtur më 12 qershor, bëri me dije vendimin për t’u tërhequr nga politika.

Ai është një ndër funksionarët më jetëgjatë në radhët e të majtëve dhe u tërhoq pas 30 viteve kontribut në parti.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026