Lindja e Mesme dhe Europianët mirëpresin planin e paqes të Trump për Gazën
Udhëheqësit evropianë dhe të Lindjes së Mesme kanë mirëpritur planin e ri të paqes të SHBA-së për Gazën, ndërsa presidenti Donald Trump paralajmëroi Hamasin që ta pranojë atë.
Plani, i dakordësuar nga Trump dhe udhëheqësi izraelit Benjamin Netanyahu, propozon një ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake në Gaza.
Ai parashikon që, brenda 72 orësh, Hamasi duhet të lirojë 20 pengje izraelite të gjalla dhe trupat e personave të vdekur, në këmbim të lirimit të qindra banorëve të Gazës.
Ndërkohë, zyrtarëve të Hamasit u është dorëzuar plani 20-pikësh i Shtëpisë së Bardhë, raporton BBC-ja.
Plani kërkon që Hamasi të mos ketë asnjë rol në qeverisjen e Gazës dhe lë hapësirë për një shtet palestinez.
Ai përcakton gjithashtu se, sapo të dyja palët të bien dakord për propozimin, “ndihma e plotë do të dërgohet menjëherë në Rripin e Gazës”.
Duke folur në një konferencë për shtyp pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, Trump e quajti planin “një ditë historike për paqen”. Ndërkohë, Netanyahu deklaroi se Izraeli “do ta përfundojë punën” nëse Hamasi e refuzon planin ose nuk e zbaton atë.
Autoriteti Palestinez, i cili qeveris Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, i ka konsideruar përpjekjet e presidentit amerikan si “të sinqerta dhe të vendosura”.
Në një deklaratë të publikuar nga agjencia e lajmeve WAFA, Autoriteti Palestinez tha se “ripërtërin angazhimin e tij të përbashkët për të punuar me Shtetet e Bashkuara, shtetet rajonale dhe partnerët, për t’i dhënë fund luftës në Gaza, për të siguruar shpërndarjen e mjaftueshme të ndihmës humanitare në Gaza dhe për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve”.
Ndërkohë, ministrat e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Katarit, Egjiptit, Jordanisë, Turqisë, Indonezisë dhe Pakistanit thanë se mirëpritën “udhëheqjen e Trump dhe përpjekjet e tij të sinqerta për t’i dhënë fund luftës në Gaza”.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, u shpreh se ishte “i inkurajuar nga përgjigjja pozitive e kryeministrit Netanyahu” ndaj propozimit. Ai shtoi se “të gjitha palët duhet ta shfrytëzojnë këtë moment për t’i dhënë paqes një shans të vërtetë”.
Propozimi, nëse zbatohet, do të fillojë me ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake. Ai gjithashtu thekson se “vijat e betejës” ekzistuese do të ngrijnë derisa të plotësohen kushtet për një tërheqje të organizuar. Hamasi do të dorëzojë armët dhe tunelet, si dhe objektet e prodhimit të armëve do të shkatërrohen.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë