Lindje në kohë pandemie, nënat dhe baballarët festojnë të ndarë

20 Qershor 2020 | 07:09

Djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi, mjafton që të jetë i shëndetshëm për prindërit, shumica e tyre e festuan të ndarë nga njëri-tjetri këtë gëzim.

Ensuida Vata sapo ka sjellë në jetë djalin e saj, Ander, por i duhet të presë pak për ta festuar me familjarët.

“Mendoja se do të kisha pranë familjarët e mi, por duke qenë se ishte për shkak të COVID-19, ndoshta është më mirë që të jemi në këto kushte, do ketë mundësi dhe bashkëshorti ta shikojë kur të dalim”, thotë ajo.

Një situatë e tillë nuk ka qenë e lehtë as për personelin mjekësor, të cilët në këto muaj morën edhe rolin e familjarëve.

 “Ne ju kemi qëndruar pranë nënave, u kemi dhënë këshillat për bebin, qoftë me ushqyerje, kujdesin për veten e tyre”, thotë Flutura Bastari, kryemami.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, në këtë maternitet u përshtat një mjedis i veçantë për gratë shtatzëna të prekura me COVID-19. Drejtorja e maternitetit, Eliona Demaliaj na tregon se një prej tyre ka sjellë në jetë fëmijën pikërisht këtu.

“Ka lindur një grua e cila ka qenë e prekur me COVID-19, ka qenë e shtruar në Infektiv. I janë bërë kontrollet si nënës dhe bebit dhe kanë dalë negativë dhe sot gëzojnë shëndet të plotë”, thotë znj. Demaliaj.

Një situatë e tillë nuk është e lehtë as për mjekët, të cilët edhe pse të frikësuar se mos infektohen, në mendje kanë betimin e Hipokratit: ‘Jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit’.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026