Lini, thesari buzë liqenit që po zbulon historinë e Europës

9 Gusht 2025 | 18:20

Zbulimet arkeologjike që e nxjerrin Linin si vendbanimin më të vjetër në Europë, kanë bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, duke shtuar ndjeshëm interesin e turistëve të huaj për ta vizituar zonën dhe për t’u akomoduar aty. Vetëm në 7 muajt e parë të vitit, fshati ka pritur mbi 5 mijë vizitorë, kryesisht të huaj, të cilët shfaqin interes të veçantë për fshatin dhe për bazilikën paleokristiane.

Për të huajt, Lini, natyra dhe gjithçka që ndodhet përreth mbetet një surprizë sapo e shohin nga afër. Turistët shprehen të mahnitur me atë çfarë gjejnë pranë liqenit të Pogradecit, ndërsa theksojnë se edhe gatimi vendas është një nga përvojat më të veçanta në pjesën shqiptare të liqenit.

Në ditët më të mira, të mbushura duken edhe bujtinat e zonës. Helga Braka, menaxhere e një prej bujtinave në Lin, thotë se interesi i të huajve është në rritje të vazhdueshme. Sipas saj, vizitorët vijnë nga e gjithë bota, por numrin më të madh e zënë francezët. Për ta, surpriza më e madhe është natyra, qetësia dhe ajri i pastër.

Megjithatë, një problematikë që është raportuar edhe nga vetë vizitorët mbetet infrastruktura rrugore. Ajo kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të ofruar lehtësirat e nevojshme për turistët dhe pushuesitLini pritet të përballet me një rritje të mëtejshme të numrit të vizitorëve, për shkak të konfirmimit zyrtar si vendbanimi më i vjetër i Europës, rreth 8,500 vjeçar.

Kalaja e Gjirokastrës u kthye në skenë të hapur për muzikën elektronike, teksa “Çeço Fest” u rikthye këtë verë në edicionin e tij të gjashtë. Për dy netë me radhë, ritmet moderne bashkuan të rinjtë, vendas dhe të huaj, në një atmosferë unike mes gurëve historikë të qytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza

Ndërsa jashtë godinës së Parlamentit situata vijon të jetë e tensionuar, brenda sallës së seancave plenare punimet kanë nisur me një moment nderimi. Kryetari i...
10:38 | 23/07/2026

Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia

Situata e tensionuar përpara Parlamentit vijon teksa protestuesit kanë bllokuar rrugën në Bulevardin Zhan D’ark. Protestuesit kanë bllokuar segmentin e Bulevardit “Zhan D’Ark” me koshat...
10:35 | 23/07/2026

Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie

Situata jashtë Parlamentit ka regjistruar tensione të reja. Jashtë oborrit të godinës janë dëgjuar shpërthime, të shkaktuara nga lëndë plasëse të llojit kapsollë, të cilat...
10:22 | 23/07/2026