Linte pa ushqim dhe abuzonte me fëmijët e saj, nëna 42-vjeçare merr dënimin maksimal

21 Shkurt 2024 | 13:13

Ruby Franke, 42 vjeçe e cila u bë e njohur për shkak të një kanali në YoutTube kushtuar prindërimit u deklarua fajtore për lënien pa ushqim dhe abuzimin me fëmijët e saj.

Ajo u shfaq së bashku me ish-partneren e saj të biznesit Jodi Hildebrandt, 54 vjeç, e cila mori një dënim të njëjtë. Gjykatësi i dënoi me katër dënime nga një deri në 15 vjet secili.

Dënimet do të ekzekutohen në mënyrë të njëpasnjëshme dhe janë maksimumi për çdo akuzë sipas ligjit të Utah. Se sa kohë do të shërbejë secili në fund do të përcaktohet nga bordi i lirimit me kusht të shtetit.  Franke do të ketë 30 ditë për të apeluar vendimin.

Në gjykatë, prokurori i Utah-s, Eric Clarke tha se dy nga fëmijët e Frankes, nëntë dhe 11 vjeç në atë kohë, jetonin në një “ambient të ngjashëm me kampin e përqendrimit” dhe e quajti atë një kërcënim të rëndësishëm për komunitetin.

“Fëmijve iu mohohej rregullisht ushqimi, uji, shtretërit për të fjetur dhe pothuajse të gjitha format e argëtimit,” tha zoti Clarke.

Në gjykatë, Franke ishte në lot pas dënimit. Ajo u kërkoi falje fëmijëve të saj dhe tha: “Isha aq e çorientuar sa besova se errësira ishte dritë dhe e drejta ishte e gabuar”.

Larg kamerës, fëmijët e Franke po i nënshtroheshin abuzimit edhe më të ashpër. Kjo përfshinte lidhjen e tyre, rrahjen dhe shkelmimin e tyre, neglizhimin për t’i ushqyer dhe detyrimin e tyre të punonin jashtë gjatë verës pa krem ​​kundër diellit, duke rezultuar në djegie të rënda nga dielli, sipas të dhënave të policisë.

Në një marrëveshje për pranimin e fajësisë, Hildebrandt deklaroi se ajo ose i torturonte fëmijët ose ishte në dijeni të abuzimit dhe se ajo detyroi një nga vajzat e Franke të “kërcej në një kaktus shumë herë”.

Djali 12-vjeçar arriti të ikë nga dritarja dhe arriti në shtëpinë e një fqinji, ku i kërkoi ushqim dhe ujë. Dy gra u akuzuan për gjashtë akuza për abuzim të fëmijëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026