Liqeni i Fjollës, tre destinacione në një udhëtim
Këtë javë destinacioni ynë është Fjolla, një liqen fantastik që ndodhet fare pranë Tiranës vetëm 3.6 kilometër nga fshati Pezë. Liqeni shtrihet gjithashtu poshtë kalasë së Dorëzit. Është një vend i virgjër, nuk ka asnjë shtëpi dhe lokal pranë ndaj menduam që në këtë destinacion t’iu sjellim një variant të ndryshëm për të kaluar fundjavën tuaj. Ky vend është i shfrytëzueshëm edhe nga famljet me fëmijë të vegjël sepse s’ka rrezikshmëri. Kemi vendosur të kalojmë natën me çadër në këtë vend të mrekullueshëm, të qetë e me ajër të pastër. Para se të nisemi bëjmë gati ushqimet duke nisur nga mishi që na duhet për zgarën, zarzavate për t’i pjekur, pjata e gota plastike, kutinë e ndihmës së shpejtë, bukë dhe ujë me shumicë. Edhe po harruat diçka fshati Pezë është fare pranë dhe ka minimarkete ndaj mos u shqetësoni.
Rruga është e shtruar deri në Pezë e më pas deri në Fjollë është me çakull, por e kalueshme edhe nga makinat e vogla. Kur shfaqet para nesh Liqeni i Fjollës, mbesim të mahnitur ndaj gjejmë vendin për të ngritur çadrën e më pas të shijojmë bukuritë e natyrës. Vizita në fshatin Pezë, në mes historisë së Konferencës së Pezës dhe natyrës së parkut Pezë që shfrytëzohet shpesh nga kryeqytetasit për të bërë zgarë apo një vizitë në kalanë e Dorëzit do ishte zgjedhje e duhur.
Rruga deri në Dorëz është e lodhshme dhe sipas vendasve duhet të visheni me të gjata e këpucë me qafa sepse mund të hasësh edhe gjarpërinj. Sipas historianit Gazmend Bakiu, kjo kala përfaqëson qendrën e vetme urbane të pellgut të Tiranës, e njohur nga vendasit me emrin Qytezë, emër që e hasëm dhe në kalanë e Tujanit e mesa duket ishte toponim klasik për jetën brenda mureve.
Ajo ngrihet 479 metër mbi nivelin e detit dhe ka tre mure rrethues, pasi njëra anë është e mbrojtur nga një shkëmb i pjerrët dhe është e pakalueshëm. Gjurmët e para të banimit i takojnë periudhës së Bronzit shekullit. XIV-XIII p.e.s.
Gjithsesi kalaja ofron pamje fantastike e duket sikur në të shkuarën ka kontrolluar gjithë fushë-kodrat e Tiranës. Në këtë kohë të nxehtë liqenin mund ta shfrytëzoni edhe për t’u larë pasi temperatura e ujit është normale.
Të flesh në çadër nuk ishte aq e frikshme dhe e sikletshme sa e menduam, ndaj edhe nëse nuk doni të eksploroni në këtë mënyrë, mund ta zgjidhni liqenin e Fjollës për të bërë vetëm një piknik me ushqime të marra me vete, e të shijoni bukuritë e luginës e liqenit të Fjollës.
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump