“Liria e Shtypit është vjedhur” Cukali: E mori pushteti dhe njerëzit e fuqishëm…

4 Maj 2024 | 20:35

Gazetari Koloreto Cukali ishte këtë të shtunë i ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Review” në Euronews Albania ku foli për lirinë e medias dhe sfidat e gazetarisë. Ai tha se gjendjen për lirinë e medias e tregon edhe raporti i “Reporterët pa kufij” ku Shqipëria renditej e fundit.

Sipas gazetarit, për fat të keq në Shqipëri liria e medias shpesh “vidhet” dhe kjo vjedhje bëhet nga pushteti dhe nga njerëzit e fuqishëm.

“Raporti nuk sjell asnjë çudi. Ne të gjithë e dimë situatën. Jemi vendi i fundi në Evropë, i vetmi i çuditur nga kjo situatë ishte kryeministri, me reagimin e tij. Ajo që unë doja të thoja për lirinë e shtypit, është se liria e shtypit është vjedhur.

Nëse ne jetojmë në një vend të korruptuar ku vidhet prona publike, arka e shtetit, gjëra, vidhet dhe nuk ndëshkohen njerëz, është vjedhur edhe liria e medias. Është vjedhur njëlloj si pasuria publike e vendit, pak nga pak jo në një dorë. Tanimë duket sikur publik është vetëm ajri edhe për pak kohë. Siç është vjedhur ky vend është vjedhur edhe liria e medias. Jemi këtu për shumë arsye, e para sepse ata që kanë vjedhur Shqipërinë dhe lirinë e medias janë në pushtet dhe janë të fuqishëm dhe e dyta është ajo pandjeshmëri që ka publiku kur vidhet prona publike”,-tha Cukali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026

Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
21:59 | 06/07/2026