“Backstage Show”, ekspozita që na njeh me rrugëtimin e medias në Shqipëri

4 Maj 2024 | 20:07

“Backstage Show” ishte ekspozita që u hap më 3 maj në sallën e Bibliotekës së Kryeministrisë, ku të pranishëm ishin gazetarë, artistë dhe kryeministri Edi Rama.

Me sloganin “Liria e Medias është Demokraci”, në këtë ekspozitë me kuratore Jetona Koçibelli u shfaqën episode të shumta të medias që pas rënies së komunizmit.

Letrat e burgut të Martin Lekës me Fatos Nanon në burgje, fotografi të momenteve të caktuara, blloqe shënimesh, sende personale, dokumente apo prova të ngjarjeve që kanë lënë gjurmë në mediat shqiptare, ishin paraqitur në këtë ekspozitë e cila u hap në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Medias.

Vetë kuratorja tregoi se si lindi ideja e kësaj ekspozite dhe sfidat me të cilat përballet media në vendin tonë.

“Hyra në arkivën e një gazete, pashë titujt dhe batutat që shkëmbeheshin më lindi ideja për të menduar drejt idealizimit. Kam dashur që përmes artefakteve, fotografive të krijojë këtë ekspozitë për të bërë pak reflektim në ditët e sotme”.

Gazetarja theksoi se historia e medias ka pasur momente të vështira, duke shtuar se sot gazetarët nuk janë të kërcënuar. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 9 maj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro

I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të...
12:19 | 05/07/2026

Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival

Për dy net me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
12:13 | 05/07/2026

Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua

Koço Qëndro, aktori i njohur i teatrit të Korçës “Andon Zako Cajupi” vetëm një javë më parë se të largohej nga kjo jetë i ka...
09:38 | 05/07/2026