Dita Botërore e Lirisë së Medias, ekspozitë me gazeta e revista në Gjirokastër
Në Ditën Botërore të Lirisë së shtypit biblioteka “Apostol Meksi” në qytetin e Gjirokastrës ka çelur një ekspozitë në të cilën u prezantuan gazeta, revista dhe botime të ndryshme kushtuar gazetarisë dhe medias.
Përgjatë ekspozitës vizitorët morën informacion për ecurinë e medias lokale në vite në Gjirokastër me tituj të tillë si “Demokratia”, “Përpjekja shqiptare” apo “Pararoja”, “Java”, “Dita jug”, etj.
“Kjo bëhet për shkak të shumëllojshmërisë së madhe që kemi në bibliotekën tonë, gazetave të ndryshme duke nisur që nga gazetat kombëtare të viteve të hershme nga 1911 dhe gjatë luftës, dhe në këtë ekspozitë ne gjithashtu kemi paraqitur edhe botime të ndryshme në të cilat tregohet historia e gazetarisë, metoda të ndryshme të gazetarisë, të cilat i vijnë në ndihmë gazetarëve të rinj”, tha Alban Matushi, drejtor i Bibliotekës.
Fondi i gazetave, revistave dhe periodikëve të ndryshëm zë një vend të konsiderueshëm në bibliotekën e qytetit të Gjirokastrës. Ky fond titujsh vazhdon të shfrytëzohet dhe të tërheqë intelektualët, studiuesit dhe personat e apasionuar për median e shkruar
“Është një pjesë e rëndësishme e fondit të bibliotekës dhe ka një interes shumë të madh sidomos nga studiuesit gazetat e vjetra kombëtare, në të cilat mund të përmend “Lirija e Shqipërisë” apo “Hylli i dritës” apo “Vatra”, “Dituria” etj., por në këtë fond ka edhe gazetari të Gjirokastrës ku mund të përmendim “Përpjekja shqiptare” apo edhe “Demokratia”, u shpreh ai.
Media dhe veçanërisht gazetaria e shkruar ka një traditë të veçantë në Gjirokastër me emra publicistësh, të cilët kanë spikatur në historikun e shtypit shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)
- 15:05 Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton rikonstruktim të thellë, ja ndryshimet e reja
- 14:55 Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
- 14:50 Futbollisti i Interit thirret në Prokurori për akuzën e prostitucionit me të mitur
- 14:41 Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat
- 14:27 “Protesta mesazh i rëndësishëm për qeverisjen”, Rama nga Gjermania: Në atë bulevard ku flamingot festojnë lirinë, janë vrarë njerëz
- 14:17 Kryeministri francez shpall dënimin me burgim të përjetshëm për abuzuesit seksualë të fëmijëve