“Motra më çoi të abortoja fëmijën 7-muajsh”, Lindita: Bashkëshorti më braktisi…

4 Maj 2024 | 18:59

Lindita nga Fieri, e cila ka jetuar për 30 vite në një kasolle e që sot kujdeset për djalin e saj të sëmurë, rrëfen historinë e trishtë te jetës së saj në “Profil” në Euronews Albania.

“Ai ishte i pari në jetën time, por unë nuk e dija se ai kishte lidhje edhe me një tjetër”,-tha Lindita. Ajo tregoi se bashkëshorti e braktisi papritur, me anë të një telegrami, ndërsa më tej ajo tregoi një histori edhe më të dhimbshme.

Për arsye se ajo u braktis nga bashkëshorti i parë kur ishte 7 muajshe shtatzënë, familjarët insistuan që të abortonte pasi njerëzit do ta gjykonin. Kjo gjë nuk ndodhi pas konsultës me mjeken, por pasi solli djalin në jetë, ai iu dhurua një çifti që nuk bënte dot fëmijë.

Një veprim ky i planifikuar pikërisht nga motra dhe familjaret e tjerë te Linditës, gjë që ajo nuk ua fal dot edhe sot…

“Ditën tjetër më merr motra, 7-muajshe e më çon në maternitet që ta hiqja. Motra ishte martuar vetë, kishte sjellë një vajzë në jetë. Atë e vriste opinioni se ika vajzë nga familja. Kur më pa doktoresha tha s’kam ku ta çoj, rrezikon veten dhe fëmijën. Atëherë motra më tha kur të shkosh për të lindur të vësh emër tjetër. Burri i motrës më thoshte ti do që fëmija të rrojë apo t’i themi atyre t’i bëjnë një gjilpërë. Kur shkova për të lindur atje ishte një çift që nuk kishin bërë kurrë fëmijë.

Ata kishin ardhur për mua, kishin bërë marifete. Unë kam përjetuar shumë situatë të vështirë. Kam lindur në orën 8:30 në orën 9:00 kam dalë pa fëmijë. Këtë ma bëri motra që ishte e martuar te burri i saj. Jam mbyllur në dhomë për 40 ditë, nuk më vizitoi askush, vetëm mami. Për 40 ditë vetëm muri, unë dhe kjo kokë e di se ç’kam hequr. Unë doja ta merrja fëmijën, por s’kisha vend”,-tha Lindita.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026