‘Jeta ime në rrezik’, rrëfimi për ‘Real People’ i nënës së Joe që lufton për jetën
“Joyce qante dhe më thoshte: ‘mami jeta ime është në rrezik”.
Ky është rrëfimi për “Real People” i nënës së 22-vjeçares nga Kenia, e cila tregon me lot në sy telefonatat e fundit që ka bërë me vajzën e saj.
Nëna, e cila ndodhet për më shumë se 2 muaj në Tiranë, ka dyshime se një shofer mund ta ketë dhunuar barbarisht 22-vjeçaren.
Nesër në “Real People” në orën 17:00, do të publikohet rrëfimi i nënës, e cila do tregojë bisedat dhe ngacmimet që shoferi i ka bërë vajzës së saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 13 gushtit. Kanë qenë shoqet e 22-vjeçares që e kanë identifikuar atë në gjendje kritike për jetën.
Theksojmë se vajza ka qëndruar për disa orë në gjendje të rëndë në oborrin e një hoteli.
22-vjeçarja punonte në nga kazinotë e kryeqytetit. E ëma është njoftuar 2 ditë më vonë për ngjarjen e rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
Manushaqja, poetja e lirë në “Real People”: Familjarët nuk mi kanë lexuar librat
Historia e zysh Nerminit, mësuesja ikonë e baletit shqiptar tregon pengun e saj
Angjelo rrëfehet në “Real People” për jetën në Greqi:Na diskriminonin ne shqiptarëve
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare