U dhunua barbarisht, flet e ema e kenianes: Kush e përndiqte vajzën

10 Nëntor 2022 | 13:31

Nëna e 22-vjeçares nga Kenia, që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se ka qenë një shofer që përndiqte vajzën e saj.

“Deri më tani nuk e di se çfarë ka ndodhur se policia nuk më dha shumë informacion. Më tha te shkoja në Prokurori. Nuk kisha mundësi të shkoja se isha i përqendruar tek shërbimi i vajzës time.  Tani kam një avokat që po kujdeset për këtë çështje. Ajo ka pasur një konflikt me 2 njerëz. Një histori tjetër që më ka treguar është se ka qenë ‘një shofer që me ndjek mua dhe kërkon marrëdhënie romantike me mua, por unë nuk e dua. Ai me ndjek mua nga pas dhe më thotë që jam kërcënuar’. E kam takuar shoferin dhe nisa një bisedë normale më të dhe e pyeta pse nuk e pranon fjalën jo si përgjigje kur vajza ime”, tregon e ëma.

Ajo përlotet më tej dhe thotë se është detyrë e autoriteteve shqiptare që të investigojnë për rastin e vajzës së saj.

“Doktori më tha se janë duke bërë më të mirën por gjendja e saj nuk po bëhet më mirë sepse nuk kanë mjekime për t’i ofruar asaj. Ajo duhet të transferohet në një vend tjetër për një trajtim të mirë”, u shpreh ajo më tej.

Euronews Albania mëson se vajza ndodhet në gjendje të rëndë dhe është e nevojshme që të zhvillojë një ndërhyrje në tru, operacion ky që mund të zhvillohet vetëm jashtë vendit.

Mjekët bëjnë me dije se e reja ka 3 brinjë dhe kocka të thyera, lëndime në dorë dhe stomak si dhe dëmtime në tru.

22-vjeçarja punonte në një nga kazinotë e kryeqytetit dhe mesnatën e 13 gushtit ajo humbi kontakte me familjarët e saj.

Kanë qenë shoqet e saj që e kanë identifikuar në gjendje kritike për jetën. Ajo është transportuar fillimisht në QSUT dhe më pas drejt Spitalit të Traumës. Theksojmë se vajza ka qëndruar për disa orë në gjendje të rëndë në oborrin e një hotel

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026