Manushaqja, poetja e lirë në “Real People”: Familjarët nuk mi kanë lexuar librat

9 Gusht 2025 | 17:44

Në episodin me radhë në emisionin “Real People” në Euronews Albania, gazetari Flori Gjini solli profilin e Manushaqes, një poete që vjen nga realiteti i thjeshtë shoqëror shqiptar. Një rrëfim i sinqertë që sjell përjetimet dhe mendimet e një gruaje që ka zgjedhur të jetojë jashtë normave të zakonshme shoqërore, duke ndjekur rrugën e saj të brendshme dhe krijuese.

E pyetur për statusin e saj personal dhe mënyrën si e percepton veten në raport me shoqërinë, Manushaqe u shpreh:

“Unë nuk jam e martuar, unë jam beqare, jam një njeri i lirë dhe në shpirt dhe kjo më ka bërë të ndihem plot.”

Rrëfimi i saj u kthye më pas në kujtime familjare, ku ndjeshmëria për lidhjet e hershme dhe marrëdhëniet mes motrash mori një vend të veçantë. Manushaqe foli për fëmijërinë në Elbasan dhe për marrëdhënien e veçantë me motrën e saj:

“Ne kemi qenë 5 fëmijë në Elbasan. Unë jam më e vogla. Me motrën që jam më afër, ziheshim më shumë dhe duheshim më shumë. Ajo nuk rri dot pa mua. Kur isha në Tiranë, i thoshte mamasë: ‘Pse nuk vjen ajo, më do grindem ajo’.”

E lidhur ngushtë me artin e saj, Manushaqe përshkroi një ndjesi të brendshme të lirisë, të cilën e gjen përmes krijimtarisë dhe mënyrës se si zgjedh të jetojë.

“Më pëlqen të shkruaj dhe këndoj. E lirë ndihem se të bëj dhe mendoj atë që unë dua, ajo atë që duhet.” – tha ajo.

Ajo ndau përvojën me prindërit dhe mënyrën si e kanë lejuar të jetë vetvetja.

“Unë kam jetuar në fshat dhe më pëlqente të vishesha ndryshe. Unë ja dilja, kam pasur dy prindër që nuk kanë qenë fanatikë.”-tha ajo.

Midis të tjerash ajo ndau dhe momentet e saj të vështira në jetë.

“Ka momenti kur njeriu ndihet ndryshe. Ka pasur momenti që më kanë bërë të ndihem mirë dhe kam thënë që dhe që nuk e dua jetën. Lodhesh. Unë e kam dashur ndryshe jetën. E mbaja të fshehtë të shkruaja, sepse mendoja se nuk më kuptonin.”tha Manushqja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026