“Liridona”| Reagon këngëtari: Pacollin e nderon gjithë bota, po e njollos toka e tij

13 Dhjetor 2023 | 10:44

Këngëtari i njohur nga Kosova, Labinot Tahiri, ka shprehur ngushëllimet për vrasjen e Liridona Ademajt, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjete sociale, Tahiri, u ndal dhe tek aludimet e hedhura mbi Behgjet Pacollin dhe lidhjeve të tij me Naim Murselin.

Tahiri shprehet se figura e Behgjet Pacollit nuk mund të njolloset veç pse do dikush, organizon një plan për të kryer një krim.

Këngëtari nënvizon se behgjet Pacolli është një personalitet që nderohet nga e gjithë bota dhe nuk mund të njolloset në këtë mënyrë në vendin e tij.

“Ngushëllime popullit shqiptar dhe familjes se Liridonës për vdekjen e Liridonës, ama figura e Behgjet Pacollit nuk njelloset veç që disa duan ta njollosin”, ka shkruar Labinot Tahiri.

Ai ka thënë se ky rast duhet të lihet në dorë të policisë e prokurorisë.“Mbajeni mend që neser mund të na ndodh edhe neve nëpër familjet tona! Nuk jem ka e dim, a jemi ne si qytetar: avokat, prokurorë, hetues a çka jemi!  Ngadale, lerjauni në dorë këtë rast policisë se shtetit dhe prokurorisë e të ndalemi ne se e shkatërruam shoqërinë shqiptare me lajme të rënda!”, ka shkruar ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026