Lirimi i Alqi Bllakos nga qelia, Berisha paralajmëron protesta

7 Tetor 2022 | 11:04

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me banorët e Memaliajt tha se demokratët do të ngrihen në protesta të fuqishme dhe një tjetër arsye është lirimi nga burgu i ish-deputetit Alqi Bllako.

“Dje e liruan deputetin pasi ua kërciti dhëmbët Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Bllako, që me paratë tuaj i kishte lidhur një rrogë 10-12 milionë lekë të atit. A do e tolerojmë ne këtë? A mund ta pranojmë ne këtë rritje të çmimit të naftës? Jo, sepse është e tëra vjedhje.  Pse Kosova dhe Mali i Zi ta kenë 900 lekë më lirë? Kjo, sepse Rama ka gjetur naftën, energjinë, si një shpatë mbi kokën e shqiptarëve. Ne do ngrihemi dhe do ngrihemi në protesta të fuqishme”, u shpreh Berisha.

Ai nënvizoi më tej, se qytetarët në këto zgjedhje do kenë mundësinë që të zgjedhin vetëm kandidatët për bashkitë.

“Unë ndjehem i kënaqur sot para jush, sepse ne hyjmë në këtë fushatë elektorale siç kërkuat ju, ashtu siç premtuam gjatë takimeve me qytetarët në mbarë Shqipërinë. Ju vetë do zgjidhni përfaqësuesit tuaj, siç zgjodhët kryetarin e partisë, do zgjidhni kandidatin për bashkinë, do zgjidhni këshilltarët. Ju i keni dhënë fund në këtë aspekt pushtetit të kryetarit. Ne duam që ai që votoni të ndjehet i detyruar ndaj jush, jo ndaj kryetarit. Ai duhet ta dijë se pa mbështetjen tuaj, nuk ka vend në karrigen që merr. Ndaj sjellim në këto zgjedhje ndryshimin e madh demokratik, sjellim primaret ku do votojnë jo vetëm anëtarët e PD, por edhe simpatizantët e PD-së”, u shpreh Berisha.

“Simpatizantët do regjistrohen në nivel seksioni. Do plotësojnë një fishë. Të shkojnë te seksioni, të plotësojnë formularin, të japin të dhënat dhe janë të mirëpritur që të votojnë kandidatin për kryetar bashkie. Në këtë mënyrë, ne konkretizojmë një ndryshim të madh”, tha më tej kryedemokrati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026