Lirohen ekstremistët që organizuan sulmin në Kapitol, zotohen për “hakmarrje”

23 Janar 2025 | 15:09

Udhëheqësit e organizatave të ekstremit të djathtë, të cilët luajtën një rol kyç në sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar 2021, kanë fituar lirinë pas faljes që ata morën nga ish-Presidenti Donald Trump. Në një intervistë për BBC, Steëart Rhodes, themeluesi i Oath Keepers, dhe Henry “Enrique” Tarrio, ish-kreu i Proud Boys, mbrojtën veprimet e tyre gjatë trazirave dhe njoftuan se ishin të gatshëm të vazhdonin aktivitetet e tyre, pavarësisht dënimeve të rënda dhe ligjit.

Steëart Rhodes, i cili u dënua me 18 vjet burg për komplot për kryengritje dhe akuza të tjera të lidhura me sulmin ndaj Kapitolit, u shpreh i “mirënjohur” për faljen që mori nga Trump. Ai mbrojti veprimet e tij, duke theksuar se ai qëndroi jashtë ndërtesës së Kapitolit dhe nuk drejtoi personat që hynë në të. Rhodes gjithashtu akuzoi oficerët e policisë së Kapitolit që dëshmuan kundër tij, duke kërkuar ndjekje penale për ta, dhe u shpreh se ata ishin përgjegjës për dhunën e ndodhur.

Nga ana tjetër, Henry Tarrio, kryetar i Proud Boys që u dënua me 22 vjet burg për rolin e tij në trazira, njoftoi se kishte ribashkuar grupin dhe se ai dhe anëtarët e tij kishin marrë vendimin për të mos zbuluar më strukturën e grupit për mediat. Tarrio gjithashtu kritikon komitetin hetimor të Kongresit që shqyrtoi ngjarjet e 6 janarit, duke kërkuar që anëtarët e tij të burgosen për veprimet e tyre.

Të dy liderët e ekstremit të djathtë u shprehën se nuk do të ndalojnë aktivitetet e tyre dhe se do të vazhdojnë të luftojnë për qëllimet që ata besojnë. Tarrio theksoi se anëtarët e Kongresit që mbështetën hetimet ndaj trazirave meritojnë të “paguajnë për atë që kanë bërë”.

Rhodes, nga ana tjetër, theksoi se grupi i tij, Oath Keepers, kishte një mision për të mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara dhe për të siguruar që policia të respektonte të drejtat e qytetarëve.

Gjatë trazirave të 6 janarit në kapitol, mbështetësit e Trump i përpoqën të ndalonin certifikimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. Rreth 1,600 persona u arrestuan, përfshirë anëtarët e grupeve Oath Keepers dhe Proud Boys, të cilët u akuzuan për organizimin dhe nxitjen e dhunës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026