Lirohet Mark Frroku dhe të arrestuarit e tjerë të konfliktit te Kepi i Rodonit

2 Nëntor 2023 | 13:27

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “Detyrim paraqitje” për 8 të arrestuarit gjatë konfliktit të ndodhur të dielën te “Kepi i Rodonit” në Durrës, ku i përfshirë ishte dhe ish-deputeti Mark Frroku.

Gazetarja e Euronews Albania Kloida Gjuzi bëri me dije se gjykata vendosi “lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve, nëse nuk kanë ndonjë masë tjetër penale apo vendim dënimi penal për ndonjë vepër penale”.

Ndërkohë masa e sigurisë për kushëririn e ish-deputetit Frroku, shtetasin Besnik Toma, i cili dyshohet se është dhe personi që ka qëlluar me armë,do të zhvillohet në një moment tjetër në mungesë.

Konflikti ndodhi mes përfaqësuesve të kishës dhe banorëve të zonës në lidhje me një pronë mbi të cilën të dyja palët zotërojnë certifikatë pronësie.

Si përfaqësues të kishës, u arrestuan shtetasit Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri.

Nga pala tjetër u arrestuan shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka.

Konflikti mes dy grupeve nisi si përplasje fizike me sende të forta dhe agravoi deri në përdorimin e armës.

Banorët tentuan të ndalonin përfaqësuesit e kishës të rrethonin truallin shumë pranë detit, në një nga zonat më të lakmuara në Durrës.

Kundërpërgjigjja e tyre solli përshkallëzimin e konfliktit.

Në lidhje me ngjarjen u procedua në gjëndje të lirë shtetasi Ndue Sokoli për veprën penale “Moskallzimi i krimit”.

Mark Frroku dhe përfaqësuesit e kishës akuzohen për veprat penale “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Ndërkohë të arrestuarit nga pala tjetër akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “ Vetëgjyqësia”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026