Lista e PD për Tiranën, voton Basha: Jemi shembull për gjithë rajonin, demokracia nis nga brenda shtëpisë

10 Tetor 2020 | 09:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha votoi sot për zgjedhjet e brendshme në parti, ku anëtarësia zgjedh kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në listën me 140 emra të propozuar.

Në një deklaratë për mediat pasi votoi në njësinë 8, kryedemokrati tha se kjo sipërmarrje e PD është një risi jo vetëm në vend, por në gjithë rajonin dhe shprehja më e mirë e faktit se demokracia nis nga shtëpia.

“Pjesëmarrja masive e demokratëve në këtë proces është tregues i pjekurisë politike dhe vendosmërinë tonë që të bëjmë sot realitet brenda radhëve tona atë që do të bëjmë nesër për shqiptarët. Shqiptarët duan dhe presin ndryshim, dhe ndryshim vjen nga vota”, tha kryedemokrati.

Z. Basha tha se procesi i përfshirjes së anëtarësisë në evidentimin e kandidatëve demokratë që nesër do të jenë në parlament është shprehje e demokracisë në këtë parti dhe objekti që nesër në qeveri të dëgjohet zëri i çdo qytetari.

“Procesi i përfshirjes së anëtarësisë në evidentimin e kandidatëve, demokratizimi i PD do të jetë nesër objekti ynë në mënyrë që zëri i çdo shqiptari të ketë peshën e vet dhe qeveria të mos i shërbejë interesave të caktuar të një grushti njerëzish që janë pasuruar nga një qeveri që nuk ka dalë nga vota, por një qeveri nga e cila të përfitojnë të gjithë shqiptarët”, tha kreu i PD.

 

Lexoni gjithashtu:

Artistë, sportistë e gazetarë, PD e Tiranës voton sot listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026