LISTA/ Kush janë 13 mijë familjet që do të marrin kompensim financiar për pronat e tyre

31 Dhjetor 2025 | 10:37

Mbi 13 mijë familje do të marrin kompensimin financiar për pronat e tyre nga Agjencia e Trajtimit të Pronave ndërsa lajmin e bëri të ditur Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Ai shpjegoi se fondi prej rreth 1.4 miliardë lekësh do të shpërndahet në llogaritë bankare të pronarëve gjatë ditëve në vijim ndërsa kjo është pjesa e mbetur prej 30% që u takonte subjekteve për t’u shlyer plotësisht si pronarë.

Ministri Lamallari theksoi se i ka kërkuar ATP-së të ecë sa më shpejt me këtë proces, me transparencë dhe respekt rigoroz të ligjit, duke përmbushur detyrimin ndaj pronarëve dhe duke avancuar standardet evropiane.

Lista e plotë

Postimi i ministrit Lamallari

“Një tjetër lajm i mirë për shumë familje që përfitojnë sipas ligjit kompensimin financiar nga shteti për pronat e tyre. Ndonëse shpesh u referohemi si ish-pronarë, nga sot shteti shqiptar shlyen plotësisht dhe vendos përfundimisht të drejtën që u takon.

Sapo miratuam listën me 3,527 subjekte që kompensohen përfundimisht nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, për pjesën e mbetur prej 30%. Me një fond prej rreth 1.4 miliardë lekësh, mbi 13 mijë familje përfitojnë drejtpërdrejt nga buxheti i qeverisë.

Ky nuk është thjesht një akt financiar apo përmbushje e detyrës sonë funksionale. Është një akt drejtësie, respekt për pronën, ligjin dhe qytetarin. Me këtë pagesë, kompensimi për këto familje konsiderohet i kryer plotësisht dhe mbyllim një kapitull të vjetër.

Njëkohësisht, jemi të vendosur të përmbyllim procesin e kompensimit për të gjithë pronarët. Kam kërkuar nga ATP-ja të ecë sa më shpejt me këtë proces, me transparencë dhe respekt të rreptë të ligjit, duke përmbushur detyrimet ndaj pronarëve dhe duke ecur përpara drejt standardeve evropiane, për një shtet të së drejtës dhe një të ardhme ku prona dhe të drejtat themelore janë të shenjta.

Teksa përparojmë çdo ditë në rrugën pa kthim drejt Bashkimit Evropian, kompensimi financiar ndaj pronarëve është përmbushja e zotimit të qeverisë shqiptare ndaj të drejtave të tyre të njohura me ligj”, shkruan ministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026