Listat e 11 majit: Kush janë 4 “ish-opozitarët” që iu bashkuan Partisë Socialiste
Partia Socialiste ka përfshirë në listat e saj për deputetë disa emra që kanë qenë pjesë e Partisë Demokratike , duke sjellë kështu një ndryshim në garën politike. Edhe pse këta individë nuk janë përfshirë në listat e mbyllura, ata do të garojnë në partinë e PS-së.
Një nga emrat është Zamira Sina, dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Vlorës. Gjatë prezantimit të listave, drejtuesi politik i qarkut, Bledi Çuçi, theksoi se Sina kishte qenë mbështetëse e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike. Çuçi theksoi se Sina i kishte shpjeguar se në atë kohë nuk e mbështeste Edi Ramën, por tani ka ndryshuar mendim dhe e mbështet kryeministrin aktual.
Një tjetër ndryshim është i lidhur me Vasil Sterjovski, kryetar i Aleancës së Maqedonasve për Integrimin Europian i cili ka kërkuar tërheqjen nga koalicioni “Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Sterjovski kishte kërkuar një vend në listën e hapur për Qarkun e Korçës, por pasi kërkesa e tij u refuzua nga PD, ai ka kaluar te PS. Në vitin 2021, ai kishte kandiduar nën logon e PS-së për Qarkun e Korçës, por nuk kishte arritur të fitojë.
Në listën e hapur të PS-së për deputetë është edhe ish-deputeti i PD-së, Alban Zeneli.
Zeneli ka qenë deputet i PD-së gjatë legjislaturës 2013-2017, dhe tashmë do të garojë për një mandat të ri në PS.
Po ashtu, edhe Endrit Brahimllari, ka vendosur të angazhohet pranë Partisë Socialiste. Brahimllari kishte shprehur publikisht dëshirën për t’u bashkuar me PS-në, dhe tani është i vendosur në listën e hapur për deputetë në qarkun e Tiranës, ku do të duhet të fitojë një vend në Kuvend përmes votës popullore.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit