Lituania nis hetimet për një sulm kibernetik, dyshohet të jenë vjedhur mbi 600 mijë të dhëna shtetërore

25 Maj 2026 | 17:00

Autoritetet lituaneze kanë nisur hetimet për një shkelje të madhe të të dhënave, ku dyshohet se janë vjedhur mbi 600 mijë të dhëna nga sistemi shtetëror i regjistrave, ndërsa prokurorët po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes së inteligjencës së huaj.

Sipas mediave lokale, aksesi i paautorizuar ka ndodhur në Qendrën e Regjistrave, institucioni përgjegjës për menaxhimin e të dhënave personale dhe të pronësisë në vend.

Raportohet se disa hyrje dhe tentativa për depërtim në sistem janë kryer nga jashtë vendit, përmes sistemeve të administruara nga institucione të tjera shtetërore. Autoritetet ende nuk kanë identifikuar shtetin e dyshuar pas sulmit.

Drejtori i Qendrës së Regjistrave, Adrijus Jusas, deklaroi se të dhënat e rrjedhura përfshijnë informacione nga regjistri i pasurive të paluajtshme dhe numra identifikimi personal.

Megjithatë, ai siguroi se numrat e telefonit, adresat e email-it, të dhënat bankare, informacionet e pagesave dhe dokumentet pronësore të lidhura me gjykatat nuk janë komprometuar.

Sipas agjencisë lituaneze 15min, shkelja mund të jetë kryer përmes llogarive që i përkasin Departamentit të Migracionit.

Incidenti ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë kombëtare. Udhëheqësi i opozitës konservatore, Laurynas Kasiunas, paralajmëroi se të dhënat e ekspozuara mund të përfshijnë informacione sensitive që lidhen me oficerë inteligjence, ushtarakë, diplomatë, politikanë dhe nëpunës civilë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026