Vrasja e Klodian Rashës, Basha: Rama i aftë të shesë këdo për të shpëtuar lëkurën, ndaj e shiti Lleshajn
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim me mediat nga selia blu, akuzoi kryeministrin se për tri ditë me radhë nuk reagoi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha me shpresën se do ta manipulonte ngjarjen, duke u përpjekur të fajësojë edhe viktimën.
“Tri ditë rrugëve të Nju Jorkut në dyqanet më luksoze nuk gjeti një minutë kohë të ngushëllonte familjen e viktimës. Tani kthehet ditë për ditë te vendi i krimit siç kthehen ata që janë bërë pjesë e krimit me poshtërimin e gjakut të viktimë në tentativë për të përbaltur opozitën.
Harroni avancimin drejt integrimit në BE me këtë njëri, 1 ditë më shumë se 25 prilli por të qëndrojë do të rrezikohet edhe lëvizja e lirë. Gjuha e dhunës e urrejtjes nxit reagime negative te shqiptarët.
Asnjë ndjeshmëri për vrasjen e të riut prapa shpine, tre ditë heshtje sepse mendoi se do ta manipulonte edhe këtë ngjarje, komunikata e policisë për tre ditë u përpoq të fajësonin viktimën, derisa zemërata qytetare i erdhi tek zyra, dhe doli në pah njeriu i vërtetë që është gati ët shesë këdo të për shpëtuar lëkurën e tij ndaj e shiti Sandër Lleshaj , jo se i dhimbset 25-vjeçari”, tha kreu i PD.
Teksa kujtoi 10-vjetorin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, kryedemokrati sulmoi ashpër qeverinë aktuale e cila sipas tij nuk punon për njerëzit, por për oligarkët.
“Më 15 dhjetor 2010 kurorëzuam përmbushjen e 150 kushteve të vendosura për heqjen e vizave. më 15 dhjetor 2010 kurorëzuam përmbushjen e 150 kushteve të vendosura për heqjen e vizave. Luftuam krimin dhe mposhtëm rrjetet e trafikut. Një qeveri që punon për njerëzit, mund t’ia dalë edhe sot. Jo një qeveri që punon për vete, për oligarkët”, tha kreu i PD….
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta