Pandemia Covid-19, Lulzim Basha: Po përdhoset puna e mjekëve me fshehjen e numrit të vdekjeve

24 Nëntor 2020 | 14:37

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi këtë të martë një bashkëbisedim me një grup mjekësh, në lidhje me situatën e Covid-19.

Mjekët e pranishëm në takim me kryedemkokratin Basha propozuan që spitalet rajonale të futen në lojë për të ulur fluksin e qytetarëve, të cilët pas infektimit dhe rëndimit të gjendjes shëndetësore nisen menjëherë drejt Tiranës. Sipas tyre, aktivizimi i spitaleve rajonale do të japë impakt të drejpërdrejtë në uljen e mbingarkesës në spitale Covid në Tiranë.

“Duhen futur në lojë spitalet rajonale, që aty të testohet individi, të kapet vatra dhe arrihet të ndalohet fluksi. Dalja jashtë loje e spitaleve rajonale unë besoj se e ka sjellë gjithë këtë rëndesë në Tiranë. Tirana është një qytet me popullsi të madhe. Futja në lojë e spitaleve rajonale, bërja e testimeve, atëherë them që ekziston mundësia që të frenohet ky fluks i madh që vjen drejt Tiranës. Aktivizimi i spitaleve rajonale unë mendoj se do të japë rezultat”, tha një nga mjekët.

Shefi i Partisë Demokratike tha se testimet janë të domosdoshme për të gjurmuar dhe izoluar zinxhirin e infeksionit të Covid-19.

“Testimin e kemi ngritur me forcë që në ditën e parë, kemi kërkuar që testimet të jenë në nivelin minimal, që ka rekomanduar OBSH-ja. Për njerëzit kjo është e qartë, ne kërkojmë testime jo vetëm për hir të testimeve, që të gjurmohet kontakti, të izolohet kontakti dhe kështu të ndërpritet zinxhiri i infektimit”, tha ai.

Gjithashtu Basha zgjodhi t’i rikthehet edhe njëherë numri të viktimave nga Covid-19, të cilat sipas tij nuk po raportohen dhe po fshehen nga strukturat shtetërore.

“Kaq i rendë është ky problem, që fillon me mungesën e testimit dhe pastaj përcillet tek kolapsi sepse nuk ka shtretër dhe pacientër rrinë nëpër ambulanca, dhe pastaj reflektohet në numrin e atyre që humbin jetën. Ata që humbin jetën, sipas denoncimeve të ardhura nga mjekët janë shumë më shumë se ata që raportohen zyrtarisht. Kësaj i thonë të fshihesh pas gishtit”, tha ai.

Sipas kryetarit të selisë blu mosraportimi i saktë i numrit të viktimave është vendim politik i qeverisë, ndërsa shtoi se fshehja e numrave synon të mbulojë dështimin në menaxhimin e situatës. Ai shtoi se me fshehjen e numrave po përdhoset edhe puna e mjekëve.

“Po përdhoset puna e tyre (mjekëve) me këtë vendim politik për të fshehur numrin e viktimave. U bënë gjashtë ditë që kërkoj të hetohen, sepse ajo që shikoj është se testimet janë shumë të ulëta. Janë shkelur protokollet e OBSH-së, sepse po bëhet politikë me viktimat”, shtoi Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026