Rama e Hoti diskutojnë konkretizimin e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti zhvilloi të premten një takim zyrtar me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Pas takimit që zgjati rreth 1 orë, ata mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën bënë me dije se kishin diskutuar për çështje konkrete të zhvillimeve ekonomike mes dy vendeve.
Gjatë takimit me Hotin Rama tha se kishte diskutuar për:
- mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës në shtator, mbledhje që mund të zhvillohet në Shkodër;
- kongres mes autoriteteve vendore të dy vendeve të sponsorizuar nga qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës, kongres që pritet të zhvillohet në nëntor në Tiranë;
- konkretizim të marrëveshjeve të mbetura pezull për energjitikën dhe lëvizjen e mallrave;
- doganë kosovare në portin e Durrësit;
- njësim të dokumenteve që kërkohet për mallrat e eksportit dhe importit mes dy vendeve;
Pas fjalimit të tij, Kryeministri i Kosovës, Hoti përmendi 3 projektet “strategjike të Kosovës” për të cilat tha se diskutoi me Ramën:
- pikë doganore të veçantë për Kosovën në port të Durrësit;
- ndërtim të një hidrocentrali nga qeveria e Kosovës në Shqipëri;
- ndërtimi i një hekurudhe Shqipëri-Kosovë;
Gjatë konferencës për shtyp Rama ritheksoi se akuzat për krime lufte ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli janë të pabaza dhe “fletë-rrufe”. Më tej ai u pyet rreth nismës së tij për shengen ballkanik, të cilën nuk nguroi ta mbrojë me argumentin se kjo i sjell “vetëm të mira shqiptarëve”.
“Shengeni rajonal mbetet në këndvështrimin tim një program ku shqiptarët duhet të shohin bashkarisht interesin e tyre strategjik, besoj që është e qartë. Në rast se ne futemi bashkarisht në shengenin rajonal askush nuk na pengon që në kohë të shpejtë të hapim kufirin për lëvizjen e lirë të njerëzve pa asnjë kontrolle,” – tha Rama teksa këmbënguli se Tirana zyrtare do të mbetet krah Kosovës në mbështjetje të saj në çdo moment.
Nisma për shengen ballkanik është nxitur prej Ramës dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ajo aktualisht është përkrahur plotësisht vetëm nga Shkupi zyrtar. Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina janë treguar skeptike në përfshirjen e tyre, ndërsa Kosova ka refuzuar të bëhet pjesë me argumentin kryesor se Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e saj.
Kryeministri Hoti nga ana tjetër nuk u shpreh rreth nismës për shengenin, ndërsa u pyet rreth dialogut me Serbinë, ku ai theksoi se “dialogu nuk ka alternativë” dhe se SHBA-të dhe BE-të i sheh me “rol komplementar”.
“Kemi dialoguar për normalizim të marrëdhënieve tregtare, apo e diplomave, por tani po dialogojmë për njohje reciproke. Kam dëgjuar kësaj jave se ka një konkurrencë mes SHAB-ve dhe BE-së, por unë rolin e të dyjave e shikoj komplementare,” – u shpreh Kryeministri Hoti.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta