Kryeministri Edi Rama në Kosovë: Aktakuza e Prokurorisë Speciale, e rëndë dhe thellësisht e padrejtë

30 Qershor 2020 | 12:21

Në mbyllje të vizitës 24-orëshe në Prishtinë, kryeministri shqiptar Edi Rama doli në një konferencë për gazetarët ku tha se kishte udhëtuar drejt Kosovës për t’i dhënë mbështetje politikanëve të vendit përballë lajmit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale për Thaçin dhe Veselin.

Z. Rama e nisi konferencën duke konfirmuar hyrjen në funksion të rrjetit të përbashkët elektroenergjetik dhe të interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë, të cilin e cilësoi një lajm të gëzueshëm.

“Procesi i pajtimit nuk është vetëm ballafaqimi me të shkuarën, apo me drejtësinë. Komunikata e Prokurorisë Speciale, që për mua është si fletërrufe si e ato e revolucionit kinez, si shfaqje të jetuara në Shqipërinë e diktaturës është e pashembullt dhe e kombinuar në momentin e publikimit të saj përbën një arsye, pavarësisht nëse është i rastësishëm apo i qëllimshëm, në prag të një takimi në Shtëpinë e Bardhë, për të thënë se historia e kësaj Gjykate Speciale të radhës nisi të shkruhet me një akt që abortoi një proces politik që lidhet me paqen,” tha kryeministri shqiptar.

“Më vjen sinqerisht keq kur shoh në reagime të ndryshme, në nivel qytetar, se si helmi i jetës së përditshme politike ka penetruar në bazën e politikës kombëtare, që janë qytetarët, dhe ndikon që të moskuptohet, e të deformohet thelbi i shqetësimit që sot duhet të kemi si komb nuk lidhet as me dy persona as me karrierat e tyre politike, as me të mirat,” shtoi ai.

Kryeministri shqiptar e largoi thelbin e debatit nga dy të akuzuarit e Prokurorisë Speciale, duke thënë se lidhet me një prej vlerave më të rëndësishme të popullit shqiptar, asaj të luftës për liri.

I pyetur nëse kishte ia kishte dalë të bënte bashkë krerët e politikës në Kosovë, kryeministri Rama u përgjigj se nuk kishte shkuar në Kosovë për të bashkuar partitë politike në një tryezë dhe e cilësoi atë një kapërcim të kuadrit etik të një kreu shteti.

“Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte dhe cilido që është në rolin e kryetarit të qeverisë në Shqipëri duhet të jetë mishërim i këtij detyrimi,” deklaroi z. Rama.

Kryeministri shqiptar foli gjithashtu me vendosmëri lidhur me rolin në historinë e Kosovës të figurave të njohura të luftës çlirimtare, ku tha se pa ta nuk do të kishte Kosovë të pavarur.

Ai shtoi se nuk kishte udhëtuar drejt Kosovës për të bërë avokatin e Thaçit apo Veselit, por sepse e konsideronte çastin si thelbësor për të ndarë të drejtën nga padrejtësia.

 

Lexoni gjithashtu:

Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon Thaçin dhe Veselin si përgjegjës për 100 vrasje

Vizita e Ramës në Kosovë, Ardian Kastrati: Tentativë për unifikim, por nuk duket e suksesshme

Aktakuza për Thaçin, Ben Andoni: Politikanët tanë u treguan hipokritë. Agim Nesho: Shqipëria gaboi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026