PD braktis sallën e Parlamentit, Basha debaton me Nikollën
Seanca e dytë parlamentare nuk ka zgjatur shumë për deputetët e opozitës, të cilët kanë braktisur sallën ndërsa Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po lexonte përbërjen e Komisioneve të përhershme Parlamenare.
Ndryshe nga veprimet e deputetëve të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, LSI duket se ka zgjedhur të mos i braktisë punimet parlamentare.
Shkak për këtë është bërë ndryshimi i rendit të seancës parlamentare pas kërkesës së kreut të grupit të PS, Taulant Balla.
Kreu i PD, Lulzim Basha reagoi duke i thënë kryetares së Kuvendit se “merr urdhëra nga dikush që nuk duhej të ishte në Parlament” duke shkelur kështu rregulloren.
“Po rrënon parlamentarizmin që ditën e parë, por kështu është kur vendos në krye një njëri si ty”, iu drejtua Basha, kryetares së Kuvendit.
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla kërkoi që sot të votohej vetëm për kryesinë e komisoneve dhe Byronë e Parlamentit, duke thënë se propozimet e PD për ndarjen e deputetëve në komisione e tejkalojnë numrin e saj.
Opozita formon tre grupe, LSI pa grup parlamentar
Parlamenti zhvillon sot seancën e dytë ku pritet të formohen grupet parlamentare dhe ndarja e anëtarëve të Komisioneve Parlamentare.
Ndërsa Partia Socialiste do të ketë vetëm një grup parlamentar, në krahun e opozitës do të ketë tre grupe.
Nga 59 deputetë që siguroi Partia Demokratike bashkë me aleatët e saj do të krijohen grupi i PD, Aleanca për Ndryshim dhe grupi për Integrim.
Në grupin e parë do të jenë pjesë shumica dërrmuese e PD, ndërsa do të huazojë disa deputetë për krijimin e grupit parlametar për aleatët si PR, LZHK, PBDNJ dhe PAA.
Grup më vete do të ketë PDIU, e cila gjithashtu do të huazojë deputetë nga PD për të formuar numrin e nevojshëm.
Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim do të ketë si kryetar Fatmir Mediun. Nga ana tjetër kryetar i Grupit Parlametar për Integrim do të jetë Mesila Doda.
Ndarja në tre grupe është një strategji e opozitës pasi në këtë mënyrë do të kenë mundësi të kenë një kohë më të gjatë për të diskutuar në Parlament si dhe përfitime të tjera.
Pa grup parlamenar do të mbetet Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila në zgjedhjet e 25 qershorit arriti të siguronte vetëm katër deputetë ndërsa për të formuar grup nevojiten shtatë.
Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim:
Fatmir Mediu, Kryetar
Agron Duka, nënkryetar
Merita Bakiu, zëdhënëse
Elda Hoti, sekretare
Vangjel Dule, anëtar
Emilja Koliqi, anëtar
Dashamir Shehi, anëtar
Grupi Parlamentar për Integrim:
Mesila Doda, Kryetar
Ilda Dhori, nënkryetar
Andia Ulliri, zëdhënëse
Nusret Avdulla, sekretar
Shpetim Idrizi, anetar
Selaudin Jakupllari, anëtar
Kasem Mahmutaj, anëtar
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta