Lufta kundër krimit të organizuar, kryeministri Rama konferencë me ministren e Jashtme suedeze

7 Tetor 2020 | 09:57

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një konferencë për shtyp me ministren e Jashtme suedeze, Ann Linde.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama theksoi se me znj. Ann Linde është diskutuar për një hap të ri në bashkëpunimin në fushën e luftës kundër krimit të organizuar.

“Kemi diskutuar për një hap të ri bashkëpunimi në fushë e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar, gjë që ne po e bëjmë me sukses me disa vende, ku kemi kaluar në një fazë tjetër me një ndërveprim në terren të oficerëve shqiptarë ne shtetet përkatëse për të koordinuar më mirë luftën kundër krimit të organizuar.

Në këtë aspekt kemi mundësi të japim një ndihmesë dhe të përfitojmë nga ky bashkëpunim për atë segment të krimit të organizuar që ka lidhje me Shqipërinë”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Rama vlerësoi edhe bashkëpunimin me Suedinë në fushën e turizmit me qëllim promovimin e Shqipërisë turistike në vendet nordike.

“Jemi shumë të lumtur që së shpejti do të kemi në Shqipëri çeljen zyrtare të një investimi shumë të veçantë suedez në turizëm dhe shpresojmë që kjo do të vlejë për të promovuar Shqipërinë turistike në Suedi dhe për të tërhequr investim nga vendet nordike”, tha z. Rama.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde nga ana e saj, foli rreth çështjes së azilkërkuesve ku dhe tha se kur bëhet fjalë për azilkërkuesit, në Suedi ka një proces për këtë.

“Ne japim mundësi të njëjtë për të gjithë ata që të kërkojnë azil”, – tha ajo.

Ndërkaq, Ann Linde theksoi se Suedia është një mbrojtje vokale e shoqërisë së medias. E pyetur nëse ligji i medias është në përputhje me standartet ndërkombëtare, ministrja u përgjigj se Suedia është mbrojtëse e hapur e lirisë së medias dhe qeveria duhet të bashkëpunojë dhe të qëndrojë në bashkëpunim me median.

Ministrja e Jashtme e Suedisë nuk preferoi të jepte një koment rreth zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë kur u pyet rreth qëndrimit të saj sa i takon ndryshimeve zgjedhore të miratuara në kuvend 2 ditë më parë teksa tha se nuk është e familjarizuar me këtë problematikë.

Ndër të tjera znj. Ann Linde tha se Suedia do të jetë një mbështetëse e fuqishme për Shqipërinë.

Ajo theksoi se Suedia mbështet paketën e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor.

Sa i përket problematikave të reformës në drejtësi, znj. Linde nënvijëzoi një nga gjërat pozitive që raporti tregonte për Shqipërinë. Konkretisht ajo ju referua vetingut të gjyqtarve, që siç tregohej dhe në progres-raport kishte shkuar shumë mirë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026