Mandati Kurti, analistët diskutojnë se çfarë e pret Kosovën
Pas suksesit në zgjedhjet e 14 shkurtit nga Vetëvendosje shumë çështje nxisin diskutim për sa i përket asaj se si do të qeveriset Kosova, kush do të jetë shtylla kryesore e mandatit të ri të Kurtit dhe kush sprova më e madhe.
Anëtari i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha gjatë analizës së tij u shpreh me garanci se nëse LDK-ja nuk do të kishte tradhtuar koalicionin e parë situata nuk do të kishte pasur këtë rrjedhë.
Analisti Agon Maliqi kishte pritshmëri për Vetëvendosjen se pas këtij rezultati do të arrinte një qeveri të qëndrueshme. Ai tha se Kurti ka nevojë për një konsensus për Presidentin, por që përtej kësaj qeverisja e tij do të jetë stabël.
Lektori në departamentin e shkencave politike, Enver Bytyçi tha se rezultati i zgjedhjeve ishte i pritshëm pasi qytetarët kërkonin ndryshim. Për këtë ndryshim, sipas sekretares për marrëdhëniet ndërkombëtare në PS, Teuta Vodo ndikuan shumë faktorë.
Analisti Gëzim Podgorica u shpreh se Vetëvendosje ka qenë vazhdimisht në rritje periudhën e fundit, mirëpo mbetet për t’u parë se si do të sillet në një qeveri ku ka më shumë pushtet. Në këtë pikë Edith Harxhi nxiti debat duke vënë në diskutim pikërisht autoritetin që mund të marrë Kurti. Ajo e bazoi dyshimin që kishte te mendimi se Kurti në 20 vite nuk ka mbajtur zgjedhje të lira në parti dhe se shumë aktivistë janë larguar.
Këtij qëndrimi i replikoi Elvis Hoxha duke këmbëngulur se Vetëvendosje ka mbajtur tre herë zgjedhje të lira.
Debat pati gjithashtu edhe për çështje ne dialogut, ku gazetarja Jeta Xharra mbajti qëndrim të ashpër me ndikimin që mund të kenë ndërkombëtarët. Ajo tha se dy qeveri të mëparshme kanë rënë prej ndikimit të tyre dhe se deri më tani është dëshmuar se kjo i ka shtuar popullaritetin Kurtit. Thënë këtë ajo ironizoi se nëse sërish do të përsëritet presioni dhe rrëzimi i qeverisë, atëherë Kurti “do të kthehet me 80%”.
Lexoni gjithashtu:
A ekziston frika e shndërrimit të Albin Kurtit në lider autoritar?
Fitorja bindëse e VV-së, Bytyçi: Epoka e Albin Kurtit ka filluar si një epokë kundër krimit
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:37 OKB vlerëson: Rreth 7 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë
- 17:29 I moshuari dhunon gruan në Pogradec, vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës
- 17:19 Izraeli sulmon me dron Libanin jugor, vetëm një ditë pas marrëveshjes për tërheqjen e disa trupave nga rajoni
- 17:17 Von der Leyen mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban
- 17:13 Goditje e rëndë për Rusinë, Ukraina shënjestron uzinën e raketave balistike! Momente nga sulmi (VIDEO)
- 17:07 Ende shpresë për të mbijetuarit, foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë