Asambleja e PS, Rama: Na duhet mandati i tretë jo për vete, por për Shqipërinë

9 Tetor 2020 | 13:56

Partia Socialiste mbajti sot në Amfiteatrin e Parkut të Liqenit në Tiranë Asamblenë Kombëtare. Kryetari i PS-së, Edi Rama, u shpreh se socialistët kërkojnë një mandat të tretë për të qeverisur vendin, si shpërblim për punën e bërë në këto shtatë vite.

“Tanimë, kur bëhen shtatë vjet nga dita kur ne morëm detyrën, mund të thuhet me plot gojën se jemi në kushtet kur e keqja më e madhe është harruar, ose duhet kujtuar ose rikujtuar, sepse dita kur ne e nisëm këtë rrugëtim nuk ka as asgjë të ngjashme me ditën ku jemi sot”, shtoi ai.

Ai shtoi se qeveria shqiptare ka rritur pagat e mjekëve dhe mësuesve, si asnjë vend tjetër në rajon. Kryeministri Edi Rama tha se PS-ja pasi ndaloi me sukses hemorragjinë social-ekonomike në dy mandatet e para, prej së cilës lëngonte vendi, ndërsa shtoi se mandati i tretë i duhet për ta kaluar Shqipërinë në një stad tjetër.

“Ne na duhet një mandat i tretë jo për vete, por për Shqipërinë, me qëllim që Shqipëria të kalojë nga ecja në vrapim. kush mund ta kalojë Shqipërinë në një nivel shpejtësi, përveç PS-së së  Shqipërisë. Ne nuk jemi e keqja më e vogël, ne jemi e vetmja e mirë që ka në politikën shqiptare. Potenciali i kësaj familjeje politike është për më tepër besnikëri ndaj vlerave, shumë më tepër besnikëri ndaj atyre që meritojnë më shumë edhe në aspektin e përfaqësimit, dhe për shumë më tepër besnikëri, ndaj bindjes për të cilën të gjithë shqiptarët e votojnë, dhe do ta votojnë prapë PS”, tha Rama.

Gjithashtu, z. Rama u shpreh se Partia Socialiste ka çuar përpara reformën në drejtësi. Sipas tij, drejtësia nuk është ende aty ku duhet, por u zotua se PS-ja do t’u garantojë qytetarëve, që ky proces do të spastrojë nga sistemi çdo gjyqtar dhe prokuror të korruptuar.

“Janë vendosur themelet e drejtësisë, që fëmijët tanë të mos e pësojnë si ata që lindën në ’90 dhe që sot janë bërë burra dhe gra dhe nuk e kanë një sistem drejtësie të drejtë. Drejtësia nuk është ende aty ku ne e presim. Shqipëria sot është më e drejtë. Kur ne u kërkuam shqiptarëve votën e tyre, ne iu thamë që do t’i jepnim fund shtypjes së pabarabartë të taksës së sheshtë, dhe nuk i prekëm rrogat e pensionet siç na kërkonte FMN, dhe përgjysmuam taksën e biznesit të vogël, ulëm taksat për të gjitha ata që janë punonjës me rroga mesatare, dhe rritëm taksën për biznesin e madh. Është fakt dhe shifra këtu nuk është opinion”, tha ai.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, u ndal edhe tek rekrutimet e punonjësve në administratën shtetërore, por edhe për garat në shkolla dhe universitetet shqiptare.

Ai shtoi se ky proces u ka dhënë mundësi të barabarta të gjithë atyre, që kanë aplikuar për një vend pune në administratë. Në mbledhjen e sotme Partia Socialiste pritet të zgjedhë organet e reja drejtuese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026