Rama në Kongresin e PS-së: Në mandatin e tretë do të kryejmë një metamorfozë revolucionuese

12 Qershor 2021 | 19:45

Partia Socialiste mbajti këtë të shtunë Kongresin e jashtëzakonshëm, që përkoi edhe me 30-vjetorin e themelimit të kësaj force politike.

Kreu i PS-së, Edi Rama u shpreh se mandati i tretë është një sfidë e madhe për të, ndaj kërkoi nga të gjithë të japin kontribut dhe t’u shërbejnë pa asnjë dallim qytetarëve shqiptarë.

Ai theksoi se Partia Socialiste do të tentojë të çlirojë sektorin publik nga ata individë të pakualifikuar dhe që nuk ofrojnë shërbime për qytetarët.

Duke listuar projektet dhe synimet e PS, kryeministri Edi Rama tha se në këtë mandat do të marrë fund historia e punësimeve politike në administratën publike.

“Në mandatin e tretë do të kryejmë një metamorfozë revolucionuese. Kur më gjeni kushërinjtë e mi dhe krushqit e mi, që punojmë në administratë shtatore, hajdeni dhe më kërkoni vend pune për kushërinjtë dhe kushërirat tuaja. Në duhet të jemi shumë të qartë me njëri-tjetrin, me çdo anëtar të kësaj partie  që vjen dhe thotë “dua punë në shtet”. PS nuk është qëllim, PS është mjet për të arritur qëllimet e kësaj familje të madhe, Kjo familja e madhe nuk është krijuar për t’u rrethuar nga vetvetja. Shteti nuk është e PS, PS-ja  është këtu për të bërë shtetin”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama e vuri theksin gjithashtu tek domosdoshmëria për t’i dhënë mundësi të rinjve të shkolluar që të kontribuojnë për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

Sipas tij, vendi ka nevojë parësore të fokusohet në përthithjen e kapitalit njerëzor shqiptar dhe të përdorë me efikasitet  inovacionin teknologjik.

Mes rreshtave. z. Rama tha se politika duhet të heqë dorë nga konflikti dhe sherret ditore dhe të punojë për vijimin e reformave.

“Duhet të fokusohemi tek kapitali njerëzor shqiptar dhe inovacioni teknologjik i Shqipërisë. Duhet t’u ikim sherreve, ti ikim konfliktit. Fushata ka mbaruar, PS ka fituar dhe PS ka fituar për të pasur katër vjet kohë”, shtoi Rama.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, në nisje të Kongresit të Partisë Socialiste u transmetua një dokumentar, në të cilin shpalosej udhëtimi në tri dekada i selisë rozë, ndërsa nuk munguan komentet e figurave të rëndësishme në Partisë Socialiste.

Mes tyre, ishte dhe mesazhi që përcolli ish-lideri i PS, Fatos Nano. Ai theksoi se sfida kryesore dhe më e madhe për PS-në është vijimi i reformave në çdo sektor dhe afrimi i Shqipërisë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

“Le të vazhdojmë reformat për ta ngritur Shqipërinë në standardin evropian. Ky është misioni ynë historik dhe sfida jonë me kohën. Askush tjetër nuk mund ta përmbush këtë mision”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026