Partitë politike çelin zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 25 prillit
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë çelur sot fushatën elektorale me aktivitete madhore në Tiranë.
Në sheshin “Nënë Tereza” në orën 17:00, PD ka ka mbledhur qindra simpatizantë, të cilët me flamuj kombëtarë dhe atë të subjektit politik kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalimin e mbajtur para mbështetësve të shumtë të pranishëm në shesh u zotua veç të tjerash, se detyra e tij e parë madhore kur të zgjidhet kryeministër është të fusë vendin në Bashkimin Evropian.
“Sot vij para jush për të shpallur një tjetër mision; kur të më zgjidhni kryeministër, detyra ime e parë madhore është futja e Shqipërisë në BE”, tha kryedemokrati.
Z. Basha premtoi se në 25 prill do të marrë fund tranzicioni i gjatë shqiptar, duke bërë të mundur që më të mirët të drejtojnë fatet e vendit.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste e nisi fushatën zgjedhore në sheshin “Skënderbej” në Tiranë rreth orës 18:00.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së tij u shpreh se kërkon një mandat të tretë, me qëllim çuarjen përpara të reformave të nisura.
“Mandati i tretë i PS nuk është një qëllim në vetvete, mandati i tretë i PS, nuk është për PS dhe për ata që PS e përfaqësojnë si deputetë, ministra, kryetarë bashkish, mandati i tretë i PS nuk është për karrigen e askujt, por mandati i tretë është që Shqipëri të mos kthehet kurrë mbrapa. Mandati i PS bën të pakthyeshme të gjitha reformat, e kundërta do të thotë humbje e të gjithë përpjekjeve dhe sakrificave dhe kthim me siguri, aty ku Shqipëria nuk duhet të kthehet më”, tha ai.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka kërkuar nga partitë politike të tregojnë vetëpërmbajtje gjatë fushatës elektorale.
Lexoni gjithashtu:
PS nis fushatën, Rama: Duam mandatin e tretë që Shqipëria të mos kthehet mbrapa
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta