PD çel fushatën, Basha: Kur të më zgjidhni kryeministër, detyra ime e parë është futja e Shqipërisë në BE

25 Mars 2021 | 17:17

Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 25 prillit me një miting që po zhvillohet në sheshin Nënë Tereza, ku qindra mbështetës të PD, u dyndën në shesh përkundër masave anti-COVID që ndalojnë grumbullimet e mëdha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalimin e mbajtur para mbështetësve të shumtë të pranishëm në shesh u zotua veç të tjerash, se detyra e tij e parë madhore kur të zgjidhet kryeministër është të fusë vendin në Bashkimin Evropian.

“Sot vij para jush për të shpallur një tjetër synim, një detyrë, një mision që i përgjigjet dëshirës së çdo shqiptari ndaj të cilit dhe ndaj të cilës angazhohem: Kur të më zgjidhni kryeministër detyra e parë madhore, misioni im hyjnor, misioni ynë hyjnor është futja e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Që Shqipëria të jetë e fortë, e përparuar, e mirë për të gjithë, na duhet urgjentisht t’i lëmë pas 8 vite ngecje, 8 vite hapa prapa, 8 vite larg Europës dhe të nisim marshimin tonë të pandalshëm deri në anëtarësimin e plotë të kombit të shqipeve, në familjen tonë europiane”, tha kryedemokrati.

Z. Basha premtoi se në 25 prill do të marrë fund tranzicioni i gjatë shqiptar, duke bërë të mundur që më të mirët të drejtojnë fatet e vendit.

“Duhet të ndalojmë një orë e më parë varfërimin dhe zbrazjen që po i bëhet vendit. Po shkulim një të keqe që ka vendosur të shterojë të gjitha pasuritë që Zoti bujarisht ja ka falur Shqipërisë. Po luftojmë kundër një grushti njerëzish që janë gati të bëjnë gjithçka për të mbajtur karriget e tyre”, u shpreh kreu i PD.

17:20– Edhe pse më herët ishte parashikuar që mbështetësit e Partisë Demokratike të qëndronin brenda automjeteve të tyre, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe me qindra njerëz janë dyndur në shesh pa kurrëfarë distance mes tyre.

17:10– Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji i pranishëm në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike tha se kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike janë rreshtuar në dy anët e podiumit duke ruajtur distancën fizike, ndërkohë që qindra simpatizantë janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” duke pritur që kryetari Basha të vijë.

Organizatorët e Partisë Demokratike kanë bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda makinave dhe ta ndjekin nga aty gjithë ngjarjen por simpatizantët e PD-së nuk e kanë respektuar diçka të tillë.

Modeli i fushatës, siç tregoi gazetari Salianji është marrë nga fushata e Joe Biden ku qytetarët qëndronin brenda makinave të tyre.

Ndërkaq, ai shtoi se pjesë e fushatës do  të jenë dhe anëtarët e forumit rinor të PD-së ku dhe janë etiketuar në tokë vendet ku ata do të qëndrojnë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026