Përfaqësuesit e partive të vogla përballë të rinjve në Rinvote

23 Prill 2021 | 20:08

Përfaqësuesit e partive të vogla diskutuan sot në Rinvote përballë të rinjve rreth programeve dhe qasjeve të tyre politike përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryetarët e partive Fatmir Mediu nga “Partia Republikane”, Vangjel Dule nga “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” dhe Endrit Shabani nga “Nisma Thurje”, si dhe përfaqësuesit Evald Serreqi nga “Lëvizja për Ndryshim” dhe Gent Sinani nga “Lëvizja e Re” u përballën me të rinjtë Mariana Koçeku, Lorenca Bejko, Gevio Tabaku dhe Vilson Blloshmi.

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule u pyet për qasjen e saj pasi tashmë është në koalicion edhe me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet, e cila mbron çështjen çame. Ai nuk dha një përgjigje direkte nëse do ta pranonte këtë çështje, por tha se politika dhe historia nuk duhen ngatërruar me njëra-tjetrën.

Lexo më shumë:“A e pranon PBDNJ çështjen çame”, Dule: Historia s’duhet t’i imponojë politikës rrjedhën e së ardhmes

Dule u pyet gjithashtu edhe për vendimin e qeverisë për t’u detyruar karantinën dyjavore emigrantëve që kthehen nga Greqia përpara ditës së zgjedhjeve. Ai tha se ky vendim ishte “kryekëput politik”.

Lexo më shumë: Karantinimi i emigrantëve, Dule: Vendim politik kundër PBDNJ, Rama rrezikon mandatin në Vlorë

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu u pyet rreth çështjes së pronave dhe se kur mund të zgjidhet ajo për shqiptarët. Mediu tha se PR ka rënë dakord me PD-në për të një seri nismash ligjore të cilat pritet t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje.

Lexo më shumë: Fatmir Mediu: Me PD kemi rënë dakord për ndryshimin e ligjit të pronave

Gjithashtu Mediu u pyet rreth komentit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën përpara zgjedhjeve.

Lexo më shumë: Fatmir Mediu tregon çfarë fshihet pas thirrjes së Vuçiç për të votuar Ramën

Ndërkohë kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani tregoi se Nisma do të jetë në opozitë pavarësisht se kush do ta qeverisë vendin. Ai u shpreh se do t’i ushtrojë trysni qeverisë përmes nismave ligjore dhe mbrojtjes së kauzave qytetare.

Lexo më shumë: Endrit Shabani tregon dy mënyrat se si “Nisma Thurje” do t’i ushtrojë trysni qeverisë së ardhshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026