Rama: Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës do t’i japë fund frikës nga përmbytjet

15 Janar 2021 | 11:02

Kryeministri Edi Rama sot zhvilloi një konferencë së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ministren e Bujqësisë Milva Ekonomi për situatën e përmbytjeve në vend. 

Në konferencë Rama tha se “të shqetësuar nga parashikimet e motit nga Instituti i Gjeoshkencave situata e përmbytjeve u menaxhua mirë”.

Kreu i qeverisë theksoi se situata ishte kritike nga liqeni i Shkodrës deri në Vjosë.

“Situata ka qenë kritikë nga liqeni i Shkodrës deri poshtë në Vjosë”, tha ai.

Rama theksoi se ndërtimi i hidrocentralit të Skacivës do t’i japë fund frikës nga shkarkimet e hidrocentraleve.

“Ndërtimi i Skavicës që ne e kemi futur në proces dhe do të jetë realitet në mandatin e ardhshëm do të mbyllë kapitullin e frikës nga shkarkimet e hidrocentraleve. Derisa të jetë Skavica që të jetë ujëmbledhës, sfida e menaxhimit është sfida kryesore. Ne kemi fituar këtë herë sfidën e menaxhimit”, u shpreh Rama.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026