Meta akuza me video për blerje votash: Ndërkombëtarët të reagojnë në kohë
Presidenti Ilir Meta gjatë një konference për mediat ngriti pretendimet për skemat se si po kërkohet të blihen votat në zona të ndryshme në Shqipëri.
Meta theksoi se aktualisht në Durrësi ka tre banda që ushtrojnë presion mbi qytetarët për zgjedhjet.
“E di i gjithë populli i Durrësit përse ka tension atje. Në Durrës ka tre banda që bëjnë presion mbi qytetarët. Dy banda të njohura të Vangjush Dakos, i bandës së Shijaut dhe Durrësit me ndihëm e Policisë. Kemi Ardian Çelën e OSSHE. I treti që duhet të kishte qenë në burg është Lefter Koka me djalin e tij dhe bandën e tij që terrorizojnë vajzat e gratë dhe të gjithë njerëzit e ndershëm të Durrësit”, tha Meta.
Po kështu, kreu i shtetit u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë në kohë dhe të jenë parimorë.
“I bëj thirrje ndërkombëtarve që të jenë parimorë dhe të reagojnë në kohë. Nëse nuk do të kishim pranuar, nuk do të kishim toleruar shkeljen e njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit, situata do të kishte qenë shumë e mirë prej kohësh”, u shpreh kreu i shtetit.
Ai theksoi se SPAK nuk vepron kundër kriminelëve se nuk e lë Edi Rama.
“I bëj thirrje Ardi Veliut që ta marrë seriozisht këtë situatë. Do të ketë ligj special për çdo njeri që përfshihet në krimet zgjedhore”, përfundoi kreu i shtetit.
Lexoni gjithashtu:
Presidenti Ilir Meta reagon për vrasjen në Elbasan
Ilir Meta mesazh për zgjedhjet: Përmbysje demokratike më 25 prill
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta