Incidenti me banderolat në Fier, Meta këshillon LSI-në të tolerojë situatën

21 Prill 2021 | 12:05

Presidenti Ilir Meta e konsideroi problem më të rëndë se “thjeshtë problem banderolash” incidentin e ndodhur paraditen e sotme në Bashkinë Fier mes policisë bashkiake dhe dy kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim Kejdi Mehmetaj dhe Arben Çuko.

Përplasja mes punonjësve të Bashkisë Fier dhe kandidatëve të LSI-së ndodhi pas kërkesës për të hequr banderolat e LSI-së në disa mjedise publike pasi Partia Socialiste kishte në plan të organizojë mbylljen e fushatës elektorale në atë zonë.

Meta e ftoi duke e këshilluar Mehmetajn dhe Çukon që ta kalojnë me qetësi këtë moment dhe t’i heqin banderolat për t’i rivendosur pas aktivitetit të PS-së, por që ta zhvendosin vëmendjen te “problemi kryesor, përpjekja për manipulimin e zgjedhjeve”.

Presidenti tha se kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi “duhet të shkojë në burg” për shkeljet e Kodit Zgjedhor që ka bërë, ndërsa ironizoi se LSI duhet “të konsultohet me Gramoz Ruçin”.

Presidenti u bëri thirrje qytetarëve të qarkut të Fierit që të bëjnë të pamundurën për të denoncuar dhe ndaluar “përpjekjet për manipulimin e votës”. Duke vijuar më tej në ngjarjen e plagosjes së një funksionari të PD-së në Kavajë, Meta këmbënguli se ngjarja ka prapavijë politike.

Duke i quajtur “shtabi elektoral i dhunës” Meta komentoi një fotografi të autorit të ngjarjes të rrjedhur për mediat nga PD-ja. Sipas Metës prania e kryetarit të Bashkisë Kavajë, funksionarëve të saj dhe PS-së me autorin e plagosjes është domethënëse për prapavijën politike të ngjarjes.

Meta përshëndeti arrestimin e autorëve të ngjarjes në Kavajë, por kërkoi shpjegime se përse funksionarët publik “mbështetës të autorit nuk janë pezulluar nga detyra”.

Gjatë fjalës së tij Presidenti e quajti të papranueshëm vendimin për karantinë të detyruar për emigrantët që kthehen nga Greqia duke këmbëngulur se “ai nuk lidhet me asnjë argument shkencor”, por “ka si synim që t’u mohoet vota”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026