Rama: Është vënë në punë linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë

24 Dhjetor 2020 | 09:21

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përjavshme me gazetarët, “Ekonomia në Fokus”, u shpreh se më në fund është vënë në punë linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. 

“Pas 7 vitesh e 2 muaj mund të themi me plot gojë që kemi hyrë në një fazë të re dhe kemi hapur rrugën e një  transformimi  rrënjësor që vazhdon. Nuk dua të zgjatem me shtjellimin  e të dhënave në këtë fushë të rëndësishme, por dua të vë theksin në disa pika kyçe, pastaj ministrja do të bëjë një shtjellim të plotë. Më lejoni të sjell në vëmendje tuaj, aktualisht jemi në kantier, për projektin e linjës së interkonjeksionit  Shqipëri dhe RMV dhe sapo më në fund kemi vënë në punë linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, një projekt i konsideruar me të drejtë historik nga paraardhësi im, por i kthyer në një histori sa të dhimbshme aq edhe qesharake për vite të tëra gjatë qeverisjes së mëparshme. Pastaj i bllokuar për disa vite nga vetoja e Serbisë, që e hoqi as më shumë dhe as më pak por shengeni rajonal”, tha Rama. 

Kreu i qeverisë foli edhe për hidrocentralin e Skavicës, për të cilin u shpreh: “Një tjetër pikë e rëndësishme ishte dhe nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA-në për Skavicën duke mos çuar dëm asnjë pikë uji për energjinë elektrike duke e kthyer Shqipërinë në eksportuese të kësaj energjie. Është futur në fazën e parë”.

Po kështu, gjatë fjalës së tij komentoi edhe vizitën e presidentes në detyrë në Kosovë, Vjosa Osmani për të cilën u shpreh se erdhi në Tiranë bëri propagandë për të fituar vota në Kosovë. 

 

Lexoni gjithashtu:

Rama sulmon Vjosa Osmanin: Bëri propagandë në Tiranë për të fituar vota në Kosovë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026