Sali Berisha në Gjirokastër: Edi Rama po vret shpresën e të rinjve

6 Tetor 2021 | 18:28

Ish-kryeministri Sali Berisha vijoi këtë të mërkurë turin e takimeve me mbështetëset në Gjirokastër në kuadër të nismës së quajtur “Foltorja”.

Ai e nisi fjalën duke sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe duke bërë ata përgjegjës për largimin masiv të shqiptarëve.

“Ai që mori mandatin e tretë është vrasës i pashpirt i shpresës së të rinjve shqiptarë dhe ndaj ata largohen dhe vetëm largohen”, tha ai.

Ai komentoi paralajmërimet e Ramës për krizë energjetike, ndërsa për Berishën Shqipëria nuk vuan nga kriza e gazit, por nga keqqeverisja e Partisë Socialiste.

“Nuk është krizë e gazit në Shqipëri, është krizë e Edi Ramës. Kanë boshatisur kaskadën e Drinit dhe del e thotë do na përpijë kriza”, theksoi Berisha.

Për z. Berisha “Foltorja” synon t’i rikthejë Parisë Demokratike sovrantitetin, pa të cilin siç thotë ai partia është e destinuar të “pushojë” së ekzistuari.

“Foltorja ka ngjallur shpresë, sepse ne nuk po bëjmë asgjë tjetër, por po i kthejmë PD sovranitetin e saj. Foltorja jonë synon t’i rikthejë PD-së demokracinë dhe votën e lirë në epiqendër dhe synon t’i bashkojë demokratët”, theksoi Berisha.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike deri tani ka zhvilluar takime në Vlorë, Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Fieri, ku krahas simpatizantëve mbështetje ka gjetur edhe nga figura aktuale të partisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026