Liverpool-i synon hakmarrjen ndaj Realit, Juventus përballet me Aston Villën

27 Nëntor 2024 | 11:02

Fitorja e fundit ndaj Realit të Madridit daton në 2009-ën, dhe për Liverpoolin mbetet një mision i vështirë, diçka të tillë synon ta bëjë të mundur mbrëmjen e së mërkurës, në fortesën Anfield. Me një formë të jashtëzakonshme në kampionat e Champions, Liverpooli i Jurgen Klopp beson se mund ta vijojë këtë ecuri, ndërsa ka të gjitha mundësitë të mposhtë galaktikët, të cilët vuajnë disa mungesa, më kryesorja ajo e yllit brazilian Vini Jr.

Në Anfield pritet spektakël nga të dyja ekipet, me vendësit që janë më favoritë, por ndaj galaktikëve, asgjë nuk është e sigurt. 7 fitore numëron Reali, 3 Liverpool dhe 1 është mbyllur në barazim, këto janë statistikat e përplasjeve mes dy klubeve historike të Champions, ndërsa në fushë zbresin 21 trofe.

E mërkura zbret në fushë dhe të tjera ekipe të mëdha, si Juventus dhe Dortmund. Bardhezinjtë kanë një mision të vështirë në transfertë ndaj Aston Villas, ndërsa verdhezinjtë udhëtojnë drejt Zagrebit, ku i pret Dinamo. 9 përballjet e sotme i japin fund xhiros së 5 në fazën e ligës në Champions.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026