Llagami pretendon se është fituese, Kushtetuesja jep sot vendimin mbi çështjen

11 Nëntor 2025 | 09:35

Gjykata Kushtetuese këtë të hënë do të marrë vendimin për kërkesën e Naureda Llagamit. Ajo ka paraqitur dy kërkesa: kthimin për gjykim të çështjes në Gjykatën Administrative, ose shqyrtimin e saj nga vetë Gjykata Kushtetuese. Llagami pretendon se është ajo fituesja legjitime e garës për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë, si institucion emërtues, përmes procedurës së rregullt, shpalli fitues Asim Vokshin. Që prej datës 30 shtator, ai është përzgjedhur si gjyqtari i ri i Kushtetueses, por ende nuk është thirrur nga Presidenti Bajram Begaj për të bërë betimin hap që do të zyrtarizonte emërimin e tij.

Seanca e sotme ka rëndësi të veçantë, pasi pritet t’i japë zgjidhje ngërçit të krijuar lidhur me pyetjen se kujt i takon vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026