Lojtari i Real Madrid publikon foton e infermieres që dhunoi të moshuarën në Kosovë

6 Nëntor 2022 | 22:38

Mesfushori i Real Madrid, Dani Sebajos ka postuar një foto të infermieres nga Kosova, që dhunoi një të grua të moshuar në një azil të moshuarish në Pejë.

Videoja ku infemieria shfaqej teksa dhunonte të moshuarën, u shpërnda në të gjitha rrjetet sociale, ndërkohë që agresorja u arrestua dhe pritet të marrë dënimin e merituar.

Ai moment i shëmtuar ka bërë xhiron e botës, duke bërë që të arrijë deri në Spanjë te futbollisti madrilen, Sebajos.

Sebajos ka postuar foto gjatë momentit të përdorimit të dhunës dhe pas prangosjes të infermieres.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë, ku në pamjet e publikuara, shihej se si disa punonjëse kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, ndërsa njëra prej tyre e ka qëlluar me shpulla e shqelma.

Për pasojë është bërë arrestimi i vajzës që ka dhunuar të moshuarën si edhe vajzën që ka bërë videon.

Deri më tani katër infermiere të këtij subjekti janë pezulluar nga puna, përfshirë dhe atë që ka ushtruar dhunë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026