LSI: Aferë me rindërtimin në Vorë, dëmshpërblime fiktive para zgjedhjeve

28 Mars 2021 | 21:30

Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes një deklarate për shtyp denoncon bashkinë e Vorës se ka dëmshpërblyer në kundërshtim me ligjin 244 familje, të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

“Në kundërshtim me ligjin, kjo bashki ka hartuar një listë totalisht të re me 244 banesa me pretendimin se janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Kjo listë, i është dërguar para 10 ditësh për miratim Institutit të Ndërtimit me qëllimin e vetëm, përfitimin e dëmshpërblimit fiktiv pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit”,  theksoi ai.

Koordinatori i LSI në Vorë, Vojo Bregu i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë rastin, ndërsa e cilësoi si “aferë elektorale”.

“Falënderojmë punonjësit e ndershëm të Bashkisë së Vorës, të cilët na kanë informuar mbi këtë masakër elektorale që po përgatitet, dhe në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje kryetarit të pazgjedhur të kësaj bashkie që të heqë dorë nga skemat për deformimin e vullnetit të qytetarëve të Vorës. Gjithashtu, i bëjmë thirrje SPAK-ut që në këtë kohë të rëndësishmë për fatet e Shqipërisë, të angazhohet maksimalisht dhe seriozisht për zbardhjen e këtyre aferave elektorale me rindërtimin në Vorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Për SPAK, do të mjaftonte që oficerët e policisë gjyqësore, të shikonin fizikisht dosjet e rindërtimit”, tha  ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026