LSI kërkesë për t’u bërë pjesë e komisioneve parlamentare, mungon Monika Kryemadhi
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar propozimet e veta pranë kuvendit për t’u bërë pjesë e komisioneve parlamentare.
LSI ka dorëzuar emrat e tre deputetëve të saj, Petrit Vasili, Agron Çela, Erisa Xhixho ndërsa bie në sy mungesa e emrit të Monika Kryemadhit.
Konkretisht, Petrit Vasili ka kërkuar të jetë anëtar në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe zëvendësues pranë Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Deputeti Agron Çela ka kërkuar të jetë anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa Erisa Xhixho anëtare e Komisionit të Ligjeve, anëtare e Komisionit të Integrimit dhe zëvendësuese pranë Komisionit të Medias.
Ditën e sotme pritet të mbahet seanca maratonë ku do kryeministri Edi Rama do të prezantojë programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta