LSI në zgjedhje me kandidatët e Berishës, thotë Briseida Shehaj
Kandidatët e zyrtarizuar një ditë më parë nga Komisioni i Rithemelimit do të përfaqësojnë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Nënkryetarja e LSI në Tiranë, Briseida Shehaj tha në emisionin Sot në Euronews Albania se kandidatët e koalicionit mes LSI, Komisionit të Rithemelimit dhe partive të tjera që do të bëhen pjesë e koalicionit të emërtuar ‘Shtëpia e lirisë’, do të jenë të përbashkët.
Shehaj tha se koalicioni është konceptuar si një front i madh opozitar, qëllimi i të cilit është të kthejë besimin e qytetarëve tek opozita, ndaj nuk ka rëndësi cilës parti i përkasin emrat.
“Kandidatët tanë do të jenë ata që u publikuan sot nga Berisha, që do të përfaqësojnë koalicionin ‘Shtëpia e lirisë’. Nuk kemi më të bëjmë me çështje emrash, por duhet t’u kthejmë shqiptarëve besimin te opozita. Kemi arritur në një pikë ku emri nuk përbën problem, rëndësi ka që të kemi të bëjmë me intelektualë. Koalicioni është një front opozitar kundër hajdutërisë dhe korrupsionit qeveritar”, tha Shehaj.
Të dielën u zhvilluan votimet në 6 bashki, për të zgjedhur kandidatët e PD-së së Sali Berishës për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Rezultatet e votimeve për 6 bashkitë:
Durrës – Ardian Muka
Vorë – Lulzim Vrana
Dibër – Premtim Kryemadhi
Lushnjë – Elton Bano
Rogozhinë – Hekuran Xhani
Shkodër – Bardh Spahia
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit